Akuza: Pranvera Aga s’ka akuzë për
trafik, s'del e implikuar as në Gjermani

Akuza: Pranvera Aga s’ka akuzë për<br />trafik, s'del e implikuar as në Gjermani
Pranvera Aga (Ebelig), femra që u etiketua nga policia si njeriu që ishte pjesë e grupit të kokainës, për Prokurorinë e Krimeve të Rënda,nuk është e përfshirë në këtë rrjet trafikantësh. Burimet pranë prokurorisë thanë se Pranvera Aga ka qënë fillimisht e dyshuar, por në fakt implikimi i saj në këtë çështje sipas prokurorëve nuk është provuar. Për pasojë, sipas tyre shtetasja Shqiptaro-Gjermane është e lirë dhe se për të nuk ka asnjë urdhër-arresti nga autoritet Shqiptare dhe ato Gjermane.

Pranvera Aga, ka qenë bashkëjetuesja e Ilir Hysenit, dhe se ajo ka qenë njeriu që ka sjellë nga Gjermania ne Shqipëri një automjet tip Benz, ku e ka lënë në përdorim të bashkëjetuesit të saj, Ilir Hyseni.

Sipas prokurorëve,Pranvera Aga ka shumë gjasa që të mos ketë lidhje me këtë çështje, por është përdorur nga bëshkëjetuesi i saj. Hetuesit shtojnë se Pranvera Aga, nuk rezulton të dalë në përgjime apo të ketë komunikuar në lidhje me këta plan për trafikimin e lëndës narkotike kokainë nga Shqipëria në drejtim të Gjermanisë.

Pavarësisht kësaj, prokuroria e krimeve të rënda vijon të kryejë verifikimet në këtë çështje, duke kërkuar dhe bashkëpunimin me autoritet Gjermane, të cilat në fakt sollën dhe informacionin për shtetasin Ilir Hyseni, njeriun që ata e dyshonin si tregtar të kokainës dhe trafikant ndërkombëtar të saj. Ilir Hyseni ka udhëtuar nga Gjermania në Shqipëri ku është marrë me gjetjen e servisit ku do të modifikohej Benzi, i sjellë nga Gjermania nga bashkëjetuesja e tij Pranvera Aga (Ebeling).

Shkrimi u botua ne Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë