FIER - Akuzat për emërime nepotike në administratë nga ana e drejtuesve vendore në rrethin e Fierit kanë qënë kryefjalë e mbledhjes së radhës në këshillin e qarkut.
I ashpër në reagimin e tij ka qënë kryetari i komunës Frakull, përfaqësues i partisë socialiste, Viktor Cervanaku, i cili shigjetoi kreun e këshillit qarkut, Vangjel Ndreko, dhe prefektin, Xhevit Bushi, se kanë punësuar në administratë të afërmit e tyre.
Sipas Cervanakut këto probleme janë kthyer në një shqetësim prej kohësh dhe dega e Partisë Socialiste Fier, nuk po mblidhet për t'i shqyrtuar këto raste, ndërsa shtoi se ata që e vuajnë këtë problem janë socialistët e thjeshtë.
“Çfarë fisi ka prefekti të tërë në punë, çfarë ke fisi ke ti të tërë në punë, çfarë kam fisi kam unë janë në shesh. Erdhi 2015, do kërcasë kopançja, s’do vini dot për një pikë uji, jo më për votë se i degjeneruat njerëzit fare”- tha Viktor Cervanaku.
Kryekomunari i Farkullit i kërkoi drejtuesit të këshillit të qarkut të konsultohet më shumë me antarët dhe vecanërisht me përfaqësuesit e komunave që sipas tij po diskriminohen.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com