TIRANË - Kur kanë kaluar 1 muaj e gjysëm nga arrestimi i 37-vjeçarit Ilir Memushaj si i dyshuar për vrasjen e Denis Kasajt në Mbrostar të Fierit, mësohet se gjatë ditës së djeshme Memushaj është vizituar në burgun e Vlorës nga një oficer i Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Vizita e oficerit është bërë për shkak të marrjes në pyetje të Memushaj, jo për vrasjen e Denis Kasajt dhe plagosjen e dy personave të tjerë Klement Kastrati e Elton Margariti, por për lidhjen e tij me oficerin e SHISH Florian Bushi, e komunikimet që ka pasur me të në “VIBER”, ku dhe ka marrë një dokument sekret për hetimet që kryente SHISH, lidhur me veprimtarinë e grupit të viktimës Denis Kasajt.