Akuza të fortë për arbitrimin, presidenti i Bylisit shënjestron Dukën: Drejton Shijaku apo FSHF-ja?!

Akuza të fortë për arbitrimin, presidenti i Bylisit shënjestron Dukën: Drejton Shijaku apo FSHF-ja?!

Pesidenti i ekipit te Bylisit Besnik Kapllanaj ka bërë akuza të forta për 'xhaketat e zeza' në futbollin shqiptar. Numri 1 I ballshiotëve ka drejtuar gishtin drejtpëdrejt te kreu i FSHF-së Armando Duka, i cili sipas tij favorizon ekipin e Erzenit.

Si Erzeni ashtu edhe Bylisi luajnë në kategorinë e parë, ndërsa janë në garë për vendin e parë që të ngjit në Superligë. Aktualisht Bylis ka tre pikë më shumë, por presidenti Kapllanaj thotë se në disa raste arbitrat qëllimisht kanë dhënë vendime kundër tyre, ashtu si edhe në ndeshjen e fundit kundër Butrintit të Sarandës. Sipas tij Erzeni po favorizohet sepse është vendlindja e Dukës, ndërsa pretendon se ka një ‘punë’ të mirorganizuar.

“Dua të denoncoj me forcë atë që po na bëhet me gjykimin. Vetëm në ndeshjen e fundit në Sarandë na janë mohuar tri penallti neto nga gjyqtari Orlando Kuka. OK, nuk dha një 11-metërsh, por kur janë dy dhe tre, pse nuk i jep, çfarë e pengon këtë arbitër?! Ky gjyqtar duhet të dënohet minimalisht deri në fund të kampionatit të mos arbitrojë asnjë ndeshje ose ne do të bëjmë vetëgjyqësi. Edhe në sezonin e kaluar që ishim në Superiore, na bënë pa fund padrejtësi dhe nuk folëm.

Ndërsa skuadrat e tjera që mbijetuan, e dini shumë mirë se çfarë bënë… I bie të bëjmë edhe ne si ato tani, se nuk mund të tolerojmë kështu. Pastaj më habit edhe diçka tjetër. Luajmë në Pukë, delegati është nga Shijaku. Më pas shkojmë në Sarandë, sërish delegati është nga Shijaku… Po pse nuk mund të çojë FSHF-ja delegat nga Gjirokastra, Vlora apo Fieri, në ndeshjet tona?! Si ka mundësi që na vendosin vetëm delegatë nga Shijaku?! Kjo më bën shumë çudi.

Nuk e kuptojmë çfarë po ndodh, pasi rivali ynë, Erzeni, në çdo ndeshje merr penallti në minutën e 95-të, duke ngrënë nga një karamele çdo javë. Ndërsa neve na bëjnë të kundërtën! Një pyetje kam, garën e Kategorisë së Parë e komandon Shijaku apo FSHF-ja? Bylisi ka barazuar edhe në Pukë, por nuk kemi bërë asnjë ankesë, pasi gjykimi ishte korrekt. Kam 16 vjet që drejtoj klubin dhe e di shumë mirë si funksionojnë gjërat.

Jam realist në këto që po them. Kjo situatë duhet parë me shumë seriozitet dhe mjafton të vëzhgosh se çfarë arbitrash i vendosin çdo javë Erzenit. Gjithashtu, shikoni se cilët caktojnë në ndeshjet e Bylisit. Nuk shkon më kështu, bën arbitri çfarë të dojë, duke na mohuar jo një, por 3 penallti.

Kush e çon këtë arbitër në dëmin tonë? E di mirë ai që i cakton, Sokol Jareci, se çfarë arbitri i ka dërguar Erzenit në Sarandë dhe tani neve,”-ka thënë presidenti Ii klubi ballshiot për ‘panorama sport’.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka