Akuza të reja për inceneratorët, Partia e Lirisë: Depozituam 50 dokumente në SPAK

Partia e Lirisë ka depozituar në SPAK 50 dokumente të cilat i ka bërë publike në deklaratat e ‘strukturës Antikorrupsion’. Kështu deklaroi sot gjatë një konference për mediat Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka.

Caka deklaroi se SPAK është vënë në dijeni të martën se si kompania koncensionare e inceneratorit të Tiranës, Integrated Energy BV SPV shpk, i ka dhënë një hua prej 500.000 euro një punonjësi e më pas i ka shitur dhe një tokë në vlerë 19.550.000 lekë. Caka tha se pas kësaj, ky punonjës i cili konsultohej nga kompania Consulting Se Partners e Stela Gugalles aplikoi dhe u shpall fitues i një Granti pranë AZHBR-së me fonde të Bashkimit Evropian. Ky grant kishte vlerën 310.000 eurove.

"Një tjetër fakt i rëndë për të cilin e kemi vënë në dijeni SPAK janë dhe disa kontrata kredie me një ekspozim total në vlerën 16.000.000 milionë euro që Integrated Energy BV SPV ka marre pranë bankave të nivelit të dyte duke lënë si kolateral jo vetëm të ardhurat nga kontrata koncensionare e inceneratorit të Tiranës por dhe 18.000 m2 tokë në pronësi të shqiptarëve. Fakti tjetër që SPAK administroi ishte kontrata e kredisë të marrë me garanci sovrane dhe pse kjo kompani nuk e ka ndaluar në asnjë moment aktivitetin e saj dhe gjatë pandemisë së Covid -19. Kemi vënë në dijeni SPAK dhe për dy kredi të marra me fondin e garancisë sovrane në vlerën e 307.200.000 lekë. Një tjetër fakt skandaloz për të cilin sot e kësaj dite nuk kemi asnjë reagim nga ministria përgjegjëse është se inceneratori i Fierit duhet te ishte dorëzuar që në date 31.03.2021 pas 2 shtyrjeve të miratuara në kundërshtim me atë çka parashikon kontrata fillestare. Shteti ka vendosur të mos zbatoje kontratën e të mos vendosi penalitetet që shkojnë deri në 2250 euro ne ditë. Administratori është vënë në dijeni dhe të padive penale të ngritura nga kjo kompani për një tjetër kompani fiktive të krijuar në dijeni të plotë të Klodian Zotos e cila është përdorur për të kryer punime në Fier”, tha Caka.

Opozita prej kohësh ka ngritur një sërë akuzash drejtuar qeverisë për çështjen e inceneratorëve, duke pretenduar se kjo është skemë korruptimve e qeverisë. SPAK falë hetimeve për inceneratorët ka arrestuar ish-ministrin Lefter Koka dhe ish Deputetin Alqi Bllako, të cilët dyshohet se kanë kryer vepra penale sa i takon inceneratorit të Elbasanit dhe atij në Fier.

D.GJ/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • anna: 24/08/2022 09:32

    E moj Silva tu rrit morri ty sa mori partine Likja.se Monika ste shikonte dot me sy.

    Përgjigju
  • Haka Tekizoti: 23/08/2022 14:45

    Si është e mundur që dokumente të tilla i gjen vetëm mender partia e I.M.- dhe jo SPAK-u. Kjo duhet hetuar nga ky institucion, sepse krijohet përshtypja që i ka patur me kohë dhe nuk i ka denoncuar (gjithnjë nëse janë të vërteta). Madje mund të mendohet se praktika tē tilla i ka nxitur e mbështetur vetë Mona e I. M.-ja i saj për të marrë pjesën dhe pêr t'i përdorur për shantazh në rast "tradhtie", siç po bējnë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale