Akuzat: 2 mln USD për 21 janarin
në port vjedhje 20 miliardë në vit

Akuzat: 2 mln USD për 21 janarin<br />në port vjedhje 20 miliardë në vit
TIRANE- Ministrat e kabinetit qeveritar gjatë diskutimeve të gjata maratonë dje në Parlament në lidhje me buxhetin e vitit 2014 kanë hedhur dritë mbi shpenzimet qe janë bërë nga qeveria e Berishës duke njerrë fakte për skandalet qeveritare. Si ish-kryebashkiak i Durrësit,ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka sjellë para deputetëve dhe publikut vjedhjen kriminale që është bërë nga konçesionet e dha nga qeveria Berisha në portin e Durrësit. “Nga 14 miliardë porti merr më pak se 3 miliardë. Thënë me pak fjalë kjo është vjedhje dhe turp.

Iu sos durimi durrsakëve dhe Bushi bujar u tha se do ju jap shpërblime në shenjë mirënjohjeje për kontributin që keni dhënë së pari në mirëmbajtjen e linjës elektrike. I vjedhin shqiptarëve 20,4 miliardë lekë në vit", tha ministri Koka. Ndërkohë që ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri hodhi dritë mbi një tjetër skansal që sipas tij ka bërë qeveria e Berishës me lekët e shqiptarëve. "Si ka mundësi që i latë Ministrisë së Brendshme 26 milionë dollarë borxhe.Si ka mundësi që në 22 janar një ditë pas miratuat shpërblim 2 milionë dollarë për grupin e zjarrit të Gardës së Republikës dhe nuk shlyet borxhet. Shpërblim vdekjes. Po të gjenit mundësi ta bënit pak më të mirë jetën e Festimit? Kush do përgjigjet për këtë që s’keni bërë? Kush do dalë nga ju?”, tha ai.

Rama-Berisha
Kreu i qeverisë, Edi Rama, i cili në një fjalim të gjatë paraqiti projektbuxhetin, tha se ky nuk do të jetë buxheti i mazhorancës, por i shlyerjes së borxheve. “Buxheti 2014 jo buxhet elektoral për prerje shiritash duke thirrur rrugë, rrugë, duke e zhytur vendin në borxhe e duke e katandisur qeverinë në një Sude pazar, por është buxhet për shlyerje borxhesh dhe në ndihmë që atyre po falimentojnë. Ky buxhet më i madhi, me investime direkte dhe indirekte në ekonomi. Një qeveri që nuk paguan dritat e vetë, institucioneve të tëra debitorë, nuk ka fytyrë tu kërkojë llogari një për një shqiptarëve të shlyejnë detyrimet.

Duke shlyer këto borxhe të tuprshme për një qeveri jo vetëm vendosim dinjitetin e qeverisë”, tha ai. Ndërkohë që ish-kreu i qeverisë, Sali Berisha ka lëshuar akuza të rënda mbi qeverinë si de fyerje personale. “Kjo është një ditë e vërtetë zie, kobi, për sipërmarrjen shqiptare, është një ditë zie, për buxhetin e familjeve shqiptare, për të papunët, dhe ata që janë në ndihmë ekonomike në këtë vend, me një akt absolut të papërgjegjshëm, një mendje e sëmurë me zero njohuri ekonomike”, tha ai.

Harrohen shifrat për buxhetin, “plas” sunetlliku dhe taksat “Xhoz” e “Mul”
Berisha: Pata një mori mesazhesh që më thonë se nuk ka psiqiatër që e kuron, se në mendjen e tij të sëmurë është e ngulitur një Kushtetute që i thotë atij unë dhe bota. Ajo pjesa që më neveriti më shumë ishte pjesa për trashëgiminë kulturore, kur ti i vodhe Thimos si hajdut ordiner ikonat. Korçarët më thonë se Peleshin e bëri zv/kryeministër i ndjeri Vangjush Mio me pikturat e tij, për të cilat Koçoja përjargej para nudove të Mios. E falënderoj z. Rama se s’bëri gjë tjetër veçse faktoi para shqiptarëve dhe botës e ka me urgjencë mjekimin në një klinikë psikiatrike.
Rama: Sali Efendi, zotrote mua më heq mallin e Albert Verrisë tek filmi “Koncert në vitin ‘36” e mban mend atë plakun që donte të prishte koncertin, shyqyr që të kemi se kujtojmë dhe Albertin e shkretë.

Berisha: Je ulur në atë vend je bërë synet politik. Ata që të bënë synet politik të hoqën dhe forcën e fundit të burrit ty. U tregove shqiptarëve se kartolina që u çon për vit të ri është kartolina e mjerimit, mashtrimit, ndërsa buxheti që paraqite ka vdekur para se të lindë.
Rama: Sali Efendi unë nuk e dija qe je marrë me synete, e dija që je marrë me zemrën. Kjo ishte një surprizë për mua, por ndoshta e mban mend kur të kanë bërë synet para se të të merrnin në Bllok.

Berisha: Efendem Unë them synet politik, se për atë tjetrin dihet.
Meta: Ju lutemi se nuk jemi në portokalli këtu, jemi në Kuvend.
BERISHA: Thotë se ka shqyrtuar pr/buxhetin me ekspertët më të mirë në botë që janë Arben Ahmetaj dhe Shkëlqim Cani, dy defiçitarë absolutë, njëri mësues anglishte dhe tjetri ekspert patatesh. Këta mashtrues ordinerë për FMN. FMN jua dogji letrat në dorë. Ta provojmë këtë sistem po s‘ju eci kthehemi te sistemi i mëparshëm .Me këtë buixhet po mbillni një destabilitet të rëndë shqiptarët s’do ta pranojnë kurrë këtë që bëni ju.

Ahmetaj:. Ti zoti Sali Efendi lexon serbisht të gjithë diplomat e historitë e tuyaja, me çminin tënd Nobel në ekonomi krijove Suden në 1997 dhe i le shqiptarëve 720 milionë dollar borxh, Xhozefina merru me të, ti ke një problem serioz se nuk ke bërë paqe me humbjen.
Berisha: Kur je efendem keq është kur je me kollare e je hanëm, kjo është më keq. Modeli juaj nisi të marrë goditjet e pera dhe shpejt do marrë goditjen e mëshirës se është mdoel i padijes, i injorancës, ka 6 muaj që çdo institucion ju thotë nuk keni program. Dhe borxhi që thua ti është pjellë e fantazisë.
Cani: S’ka burrë nëne që ta del se ke marrë një çështje që as s`ia ke haberin. Luajte pjesën apo the të vërtetën është puna juaj, thatë çfarë janë këto borxhe. Nuk e dinit?! Do ja lësh Bodes të përgjigjet penalisht për këto borxhe? Unë e di këtë punën e patates, nuk e di nga e ke gjetur, por di që mban në dorë kastravecin.

Berisha: Eksperienca me Hermesin është tmerrësisht disktretituese. Me Albtelekomin u ke vjedhur 11 milionë euro. Ta mbylli dosjen prokurori militant socialist. U arratise në Rumani, deri sa u mbyll dosja dhe menaxherin e Hermesit e vendose në një prej enteve. Këta flasin për mina me sahat dhe eksplozjone. Këto ndodhin vetëm në mendje të sëmurë. Njeriu kur e vodhi thesarin me të tjerë dhe pse të vret patatja dhe jo thesari. Të ka mbetur patatja në gojë.
Balla: Këta kishin taksa me emra të koduar. Njëra taksë e kishte emrin SAL. Tjetra e kishte emrin ZEN, tjetra GIT, VAN, XHOZ, MUL, BEN. Apo e harruat? E harruat atë 3% që Gita i vuri atij biznesmenit? Apo harruat për taksat e Xhozit? 750 mijë milje fluturime me avion nëpër gjithë botën. Po këto taksat e tjera? Taksa Mul?
 
Berisha: Zotëria që foli në atë mënyrë me regjistër të gjëndjes civile vetëm para 8 muajsh është paditur në Prokurori nga një e sëmurë me AIDS se ka tentuar ta përdhunojë. Po dhe ta jap unë dosjen madje vij e ta lexoj këtu po deshe. Dhe atë e merr Edi Rama e përdor si leckë e keqshfrytëzon për të nxjerrë regjistra e për të përmendur emra njerëzish, fëmijësh, etj. Por i them Edi Ramës hiq dorë nga kjo se ajo që mund të them unë ty pastaj ajo do jetë fundi yt, por mos u shërbe me njerëz ordinerë, mos përdor ato dosje, përkundrazi, coje vizitoje se mund të përhap AIDS-in, se kjo që them unë është deponim në Prokurori, është deponim në Polici.

Betohen 8 deputetët e rinj në Kuvend
Seanca e djeshme plenare nisi me betimin e shtatë deputetëve të rinj në Parlament, të cilët morën mandatet e shtatë ministrave që dhanë dorëhqeqjen pak ditë më parë. Shtatë deputetët e rinj Vladimir Kosta, Anduel Xhindi, Enkeleda Shkreli Shamku, Adelina Rista, Miranda Rira, Kejdi Mehmetaj, Silva Caka bënë betimin. Ndërkohë që, po dje bëri betimin edhe deputeti Bedri Mihaj që zëvendëson deputetin e PD, z. Sokol Olldashi, i cili u nda nga jeta pak kohë më parë në një aksident automobilistik. Betimi u bë pas leximit të raportit të  Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për "Verifikimin e mandatit të deputetëve të rinj.

Shkrimi u publikua sot (24.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës