Akuzat, Duka takim me gjyqtarët:
S’ka tolerime, merrni përgjegjësitë
Pas akuzave të Tiranës, Kukësit, Teutës dhe klubeve të tjera në Superiore për gjykimin në ndeshjet e fundit dhe kërkesat për përjashtimin e disa arbitrave, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, zhvilloi një takim me këta gjyqtarë si edhe me vëzhgues të kasaj kategorie.
Pas akuzave të Tiranës, Kukësit, Teutës dhe klubeve të tjera në Superiore për gjykimin në ndeshjet e fundit dhe kërkesat për përjashtimin e disa arbitrave, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, zhvilloi një takim me këta gjyqtarë si edhe me vëzhgues të kasaj kategorie.
Ai shoqërohej nga Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku dhe Presidenti i Shoqatës së Arbitrave Shqiptarë të Futbollit, Tahir Kastrati.
Presidenti Duka, theksoi se e kishte kërkuar këtë takim, në qendër të të cilit ishte problematika e gjykimit. “Jemi në pjesën më delikate të edicionit dhe ju jeni të ndërgjegjshëm se këto ndeshje, janë shumë të rëndësishme. Kjo sepse do të vendoset për fatin e të gjitha skuadrave, si për ato që luftojnë për titullin dhe Europën ashtu edhe për ato që kërkojnë mbijetesën. Vendimet tuaja, janë shumë përcaktuese dhe marrin një rëndësi të veçantë. Ato më shumë se zakonisht, gjatë kësaj periudhe, krijojnë trazime emocionale tek klubet, të cilat pasqyrohen gjerësisht edhe në media. Prandaj, ju duhet të jeni sa më të përqëndruar dhe të kujdesshëm, për të dhënë më të mirën tuaj dhe për t’i bërë veprimet tuaja sa më pak të kontestueshme” - ka deklaruar në fjalën e tij Presidenti i FSHF.
Ai u ka tërhequr vëmendjen gjyqtarëve, për të rritur nivelin e gjykimit dhe për të qenë sa më të kujdesshëm dhe të drejtë në vendimet e tyre. “Prej jush kërkohet profesionalizëm dhe minimizim të gabimeve, që vihen re gjatë gjykimit. Ne, nuk do të tolerojmë asnjë gabim dhe kërkojmë nga ju, që të merrni përgjegjësitë, për të qenë sa më të saktë dhe profesionalë në fushën e lojës”- ka vazhduar më tej Presidenti Armand Duka.
“ Është detyrë e të gjitha hallkave, gjyqtarëve, delegatëve dhe vëzhguesve dhe e komisioneve, që gjithçka të shkojë sa më mirë dhe deri në fund të edicionit të minimizohen kontenstimet. Për këtë duhet shumë punë dhe bashkëpunim nga të gjitha hallkat. Unë kërkoj nga ju një analizë profesionale dhe të plotë deri në detaje, në lidhje me gabimet e deritanishme dhe reflektim sa më të shpejtë dhe efikas”-përfundoi Presidenti Duka, fjalën e tij gjatë takimit të organizuar me gjyqtarët dhe drejtuae të tjerë.
Pas takimit me Presidentin Armand Duka, gjyqtarët kanë vazhduar me seminarin e parashikuar më parë dhe në një analizë të hollësishme të problematikës së kësaj periudhe, duke analizuar gjithçka.
d.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
19.8%
-
Jo
75.6%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 2209
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U zbulua 'shtëpi bari' në Selitë, policia arreston dy persona
10 Tetor, 09:49
-
Erdogan sot në Tiranë, anulohet seanca në Kuvend! Spiropali i përgjigjet Bardhit: Reflekto mbi degradimet e tua etike
10 Tetor, 09:45
-
Jurgis Çyrbja dorëzoi mandatin, ja kush pritet të marrë mandatin e deputetit të PS-së
10 Tetor, 09:35
-
Drejtësia 'braktisi' komisionin 'Xhafaj', Gonzato: Të respektojmë pavarësinë e institucioneve! Djegia e karrigeve, mënyrë jo efikase për të denoncuar mungesën e demokracisë
10 Tetor, 09:28
-
Një ditë pasi u thirr në SPAK, deputeti i PS Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin! Reagimi për Report Tv: S’kam probleme ligjore, por do kujdesem për shëndetin
10 Tetor, 09:21
-
U zbulua 'shtëpi bari' në Tiranë, ja magazina ku u gjet kanabisi në zonën e Selitës (Video)
10 Tetor, 09:14
-
E konfirmon prestigjozja britanike, Armando Broja nuk luan këtë vit për Kombëtaren
10 Tetor, 09:12
-
Erdogan sot në Tiranë, ja 3 marrëveshjet që do nënshkruhen mes dy vendeve
10 Tetor, 09:11
-
Grupi i PD reagon pas anulimit të seancës plenare: Kuvendi nuk është si qelia e Pëlumb Gjokës, që e hap dhe mbyll sa herë dëshiron
10 Tetor, 08:48
-
Demush Shasha: Rënia e mitit të Ushtrisë së Kuqe
10 Tetor, 08:46
-
'Mbro institucionet' nga Pushteti dhe Dhuna
10 Tetor, 08:40
-
Vetëm 31 vjeç, mbrojtësi i Greqisë gjendet i vdekur në pishinën e banesës në Athinë! Karrierën e ndërtoi në Premier League
10 Tetor, 08:28