Akuzat e Ballës për Bashën, reagon
PD: Rama s'ndal dot dekriminalizimin

Akuzat e Ballës për Bashën, reagon<br />PD: Rama s'ndal dot dekriminalizimin
Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të deputetit socialist Taulant Balla për kreun e demokratëve, Lulzim Basha, të cilin e akuzoi si tradhëtar dhe për vjedhjen e 230 milionë eurove në Rrugën e Kombit. Në një deklaratë për mediat nga selia blu theksohet se Edi Rama nuk do ta ndalojë dot dekriminalizimin.
 
 
Reagimi i plotë i PD
Edi Rama u shfaq sërish sot kundër dekriminalizimit, me anë të zëdhënësit të certifikuar dhe të njohur ndërkombëtarisht si shpifës.Reagime të tilla, janë në fakt përpëlitjet e krerëve të mazhorancës, që gjenden në ethet që u shkakton dekriminalizimi, sepse janë ata, Edi Rama dhe Ilir Meta, autorët, krijuesit e inkriminimit masiv të administratës, institucioneve dhe parlamentit.Edi Rama mund të shprehet çdo ditë kundër, por ai nuk do ta ndalojë dot dekriminalizimin, një nevojë jetike e prioritet kombëtar tashmë, proces i mbështetur dhe i kërkuar nga mbarë qytetarët shqiptarë dhe nga partnerët ndërkombëtarë. Partia Demokratike do ta çojë deri në fund, me çdo çmim këtë betejë për interesin më të lartë të vendit.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve