Akuzat e Bashës për makinat me
çip, ministria U ngritën grupe pune

Akuzat e Bashës për makinat me<br />çip, ministria U ngritën grupe pune
TIRANE - Gjatë fjalës së mbajtur dje në mbledhjen e grupit parlamentar, lideri i opozitës Lulzim Basha tha se është njoftuar për një koncesion të ri që sipas tij pritet të ndërmarrë qeveria shqiptare. Sipas kreut të Partisë Demokratike bëhet fjalë për koncesionin e targave, sistemi i të cilave do të bëhet elektronikë, ose siç njihen ndryshe targat me çip.

Basha tha se i vetmi vend në botë që i ka dhënë targat me koncesion është Taxhikistani. Në fjalën e tij Basha ridenoncoi dhe koncesionet e tjera që qeveria aktuale ka dhënë për disa biznesmenë, ku Basha i quajti të afërt me qeverinë.  

Ndërkohë  Zyra e shtypit të Ministrisë së Transporteve pohoi se ka pasur një propozim për një koncesion për pajisjen me cipe të automjeteve. Sipas saj, propozimi po merret në shqyrtim nga një grup pune pas konsultimit me Autoritetin e Konkurrencës dhe Komisionerin për të Dhënat Personale.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në  aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur