Akuzat e Bashës, Rama: Helm
e çoroditje,s'ka vizion e skuadë

Akuzat e Bashës, Rama: Helm<br />e çoroditje,s'ka vizion e skuadë
TIRANE-Kryeministri Rama dhe kreu i PD, Basha kanë replikuar në distancë për shpenzimet e buxhetit të 2017. 

Rama i është përgjigjur liderit të opozitës pas akuzave se në buxhetin e 2017 parashikon që të shpenzojë 10 milionë Euro për luksin e tij në Kryeministri.
 
Sipas Ramës, kjo është një përpjekje e harbuar për asgjësuar shpresën përmes asgjësimit të të vërtetave.
 
Kryeministri e cilëson si tallje akuzën e Bashës, ndërsa thotë se është shprehje ekstreme e vulgaritetit, si lojë e pacipë gënjeshtrash në mungesë të një vizioni, programi, lidershipi e skuadre, që duhet t'u ofronte shqiptarëve alternativën e opozitës për ta bërë më të mirë atdheun e përbashkët.
 
"Kur gënjeshtra i ka këmbët e gjata dhe fytyrën mbuluar me maskën tallëse të pafytyrësisë, shumëkush e ngatërron gabimisht me politikën; në fakt është vetëm pengmarrja e politikës për qëllimin më të ulët, synimin e pushtetit duke helmuar e çoroditur sa më shumë njerëz, në një përpjekje të harbuar për asgjësuar shpresën përmes asgjësimit të të vërtetave, shkatërrimit të provave, zhdukjes së fakteve!
 
Ja një shembull fantastik i politikës si tallje me njerëzit, si shprehje ekstreme e vulgaritetit, si lojë e pacipë gënjeshtrash në mungesë të një vizioni, programi, lidershipi e skuadre, që duhet t'u ofronte shqiptarëve alternativën e opozitës për ta bërë më të mirë atdheun e përbashkët
"deklaroi Rama.

Buxheti 2017, Basha: Rama do të harxhojë 10 mln euro për luksin e tij
Kreu i PD, Lulzim Basha ka akuzuar Ramën se do të harxhojë nga buxheti i vitit 2017, 10 milionë euro për luksin e tij dhe jo për hallet e njerëzve.
 
Kryeopozitari thotë se Rama do të financojnë luksin dhe argëtimin në godinën e Kryeministrisë me një restorant personal, bar, sallë për konjak dhe puro, masazhi dhe fizioterapie dhe një sallë basketbolli.

(dy.b/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Morën pakistanezin, e dhunuan dhe i vodhën eurot! 2 persona në pranga

Fier/ Morën pakistanezin, e dhunuan dhe i vodhën eurot! 2 persona në pranga