Akuzat e fshehjes së viktimave me COVID, Spahia: Heshtja dhe mos hetimi nga prokuroria shton dyshimet se qeveria po manipulon të vërtetën

Ish deputeti i PD-së, Bardh Spahia tha se heshtja e prokurorisë dhe SPAK dhe mos nisja e hetimeve për denoncimin e kryedemokratit se po fshihen shifrat e vërteta të viktimave me COVID-19, shton dyshimet se qeveria po bën gjithçka për të manipuluar të vërtetën. Spahia i bën thirrje Prokurorisë dhe SPAK mos rrinë duarkryq dhe të lejojnë zhdukjen e provave, por të nisin urgjentisht hetimin. Sipas ish deputetit demokrat kjo është e vetmja mënyrë që e vërteta të mos fshihet, të bëhet publike për qytetarët dhe përgjegjësit të japin llogari përpara ligjit.

"Që nga dita e enjte, kur kryetari i Partisë Demokratike denoncoi në emisionin Opinion shifrat e vërteta të vdekjeve nga COVID, Prokuroria nuk ka njoftuar asnjë veprim nga ana e saj. Numri i vdekjeve nga COVID, sipas dokumentacionit që bëri publik z. Basha është shumë më i lartë se ai i bërë publik nga qeveria në komunikatat e përditshme. Fshehja e numrit të vdekjeve dhe dhënia e informacioneve të rreme për publikun nga ana e institucioneve shtetërore është kriminale dhe duhet të hetohet. Qytetarët presin nga prokuroria të mos heshtë. Heshtja 48 orëshe e Prokurorisë shton dyshimet se qeveria po bën gjithçka për të manipuluar të vërtetën. I bëjmë thirrje edhe një herë Prokurorisë dhe SPAK që të mos rrinë duarkryq dhe të lejojnë zhdukjen e provave, por të nisin urgjentisht hetimin.  Kjo është e vetmja mënyrë që e vërteta të mos fshihet, të bëhet publike për qytetarët dhe përgjegjësit të japin llogari përpara ligjit. Është e turpshme përpjekja e Edi Ramës për t’ju shmangur përgjegjësisë për dështimin katastrofik me pandeminë, si dhe për t’u fshehur pas punës heroike të mjekëve dhe infermierëve shqiptarë. Partia Demokratike çmon lart punën dhe sakrificat që po bëjnë mjekët dhe infermierët gjatë kësaj pandemie të tmerrshme, dhe dënon përpjekjet e Edi Ramës për të keqpërdorur politikisht kontributin e tyre të jashtëzakonshëm me qëllimin e ulët të fshehjes së të vërtetës për dështimin e tij", tha Spahiu.

Edhe gjatë interesimit të Report Tv, Prokuroria është shprehur se ende nuk ka nisur një hetim për këtë çështje, ndërsa SPAK është shprehur se kjo çështje nuk është kompetencë e saj për të nisur hetimet. Report Tv ka bërë një vëzhgim këtë të shtunë në Institutin e Mjekësisë Ligjore pranë QSUT. Gazetari Arsen Rusta raporton se vetëm gjatë orëve të paratë mëngjesit të sotëm kanë mbërritur 11 automjete funerali për të tërhequr trupat e pajetë e për t'i dërguar pranë familjarëve të tyre për të zhvilluar ceremoninë mortore.  

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tani: 21/11/2020 21:39

    o e shkreta Shkoder se kush e mund ta perfaqesoj ne parlament.Nje idiot i lindur,me indeks inteligjences me te ulet qe mund te jete.Gjunaf pet Shkodren.

    Përgjigju
  • Daku: 21/11/2020 18:28

    Nuk ke turp o i zgerlaqur

    Përgjigju
  • robi: 21/11/2020 14:07

    Po ngele mbas te vdekurve o i biri i doktor masakres se 2 prillit, late nam. Keshtu mendoni se shtoni urrejtjen per Edi Ramen , por gaboheni, e gjithe urrejtja eshte per ju opoziten rrugore dhe kryeshpifesin Basha. Do ti shtoni piket Edi Rames qe ecen i sigurte drejt mandatit td trete dhe 86 mandateve ne kuvend. Nafija e leshitlikes ka ikur per lesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën