Akuzat e ILDKP, Majko: Nishani
të mos mbahet mend për mustaqet 

Akuzat e ILDKP, Majko: Nishani<br />të mos mbahet mend për mustaqet 
Deputeti socialist, Pandeli Majko ka reaguar ashpër lidhur me deklarimin e kreut të ILDKP-së një ditë më parë në Komisionin e Ligjeve, ku shprehej se ka Prokurorë të “fëlliqur”.

Lidhur me këtë qëndrim Majko u shpreh se do të befasohej nëse Presidenti do mblidhte me urgjencë të kërkonte informacion lidhur me këta prokurorë që tallen me ligjin dhe me ne dhe të mos ngeli thjesht si një person që hyri në parlament me mustaqe dhe doli pa to.
 
“Dje i nderuar kolegu Paloka, në Komisionin e Ligjeve u diskutua raporti i ILDKP­së, dhe nga të paktët njerëz që flet hapur në këtë vend, Zoti Gani deklaroi se në “Prokurorinë e Përgjithshme ka prokurorë të “fëlliqur” që në raste të njëllojta veprojnë në mënyra të ndryshme. Me mund të flasim sa të duash, por në Shqipëri, në një vend ku ka vdekur drejtësia, sigurisht ka vdekur edhe fjala, ku ka vdekur ligji, c’kuptim ka politika? Ka njerëz që deklarojnë se gratë e tyre me punën part time, kanë vënë miliona euro. Mund të përdorini edhe metaforat e zotit Blushi. Por mos harroni epitetin që ju përket juve. Pjesa që bëni sehir ose shkurt, mund të quheni sehirist. Njerëzit po largohen, ok mund të jenë mërzitur edhe me ne, por s’kanë shpresë as nga ju, ta bëjmë lojën me dy porta. Kur Prokurorët tallen me ne se si ne formulojmë ligje. Të kemi mundësi të bëjmë gjëra të ndryshme për t’i shtuar respektin institucioneve dhe shtetit. Do befasohesha nëse Presidenti do mblidhte me urgjencë të kërkonte informacion lidhur me këta prokurorë që tallen me ligjin dhe me ne. Mos ngeli thjesht si një person që hyri në parlament me mustaqe dhe doli pa to.”- tha Majko.

Paloka-Majkos: Rama s’të kandidoj se s’do të përfitonte, respekte për ju
"Nëse Majko do kishte dalë kandidat në Tiranë, do kishte vështirësi për ne, por Majko s’mundet të kandidojë për Ramën se ai është i interesuar për fitoren e xhepit të tij, është gati ta kandidojë Velinë edhe pse rrezikon të humbasë, por të paktën nesër edhe nëse fiton, do ta ketë për xhepin e tij. S’do rrezikonte të kandidonte një si Majko se është i bindur se s’do ta kishte në xhep siç e donte ai. Vetëm respekt për ju zoti Majko!​"-tha demokrati Paloka.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar