Akuzat e ish-drejtorit të FBI,Trump:
Të pavërteta, jam gati të dëshmoj

Akuzat e ish-drejtorit të FBI,Trump:<br />Të pavërteta, jam gati të dëshmoj
Presidenti Amerikan, Donald Trump, ka hedhur poshtë deklaratat e ish-drejtorit të FBI,James Comey në aferën e Rusisë.Trump është i gatshëm të paraqesë variantin e tij nën betim.
 
Donald Trump ka hedhur poshtë akuzat e ngritura kundër tij në dëgjimin në senat që iu bë ish-drejtorit të FBI, James Comey. Ndërkohë Trump është shprehur se është i gatshëm të përsërisë deklaratat e tij nën betim.
 
“100%” i është përgjigjur Trump një pyetje të bërë gjatë një konference në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë.
 
“Do të isha i gëzuar t’i paraqesja hetuesit të posaçëm, Robert Muller variantin tim. Ndryshe nga sa thotë Comey, nuk i jam lutur asnjëherë për të mbyllur hetimet ndaj ish-këshilltarit të sigurisë, Michael Flynn”, tha Trump gjatë një konference me presidentin rumun,Klaus Iohannis.
 
Ndërkohë me anë të këtyre deklaratave Presidenti Trump i kundërpërgjigjet deklaratave të Comey.Trump tha se “James Comey ka konfirmuar gjëra që kam thënë, por ai ka thënë edhe gjëra të pavërteta”.
 
Më tej Trump tha se tani duhet ti rikthehemi politikës së përditshme. Pasojat e deklaratave të Comey nuk dihen ende. Mbetet për t’u sqaruar nëse ato do të konsiderohen si pengim i drejtësisë.
 
Gjithashtu edhe senatorët republikanë bënë të qartë se nuk shohin prova për pengim të drejtësisë, por ata demokrat u shprehën se pas tyre shihet një model sjelljeje që të çon në këtë konkluzion. Sipas tyre largimi i Comey ka pasur si pasojë pengimin e hetimeve.



Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti