Akuzat e Kokës, Dako: Do ta
merrni përgjigjen më 18 qersho

Akuzat e Kokës, Dako: Do ta<br />merrni përgjigjen më 18 qersho
DURRES-Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako u është përgjigjur nga qyteti bregdetar akuzave të ministrit të Mjedisit nga radhët e LSI, Lefter Koka. 

Deklaratat e Dakos u bënë gjatë inaugurimit të zyrës së Gjendjes Civile në Kënetë, ku i pranishëm ishte edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
 
Dako shprehet se të gjithë ata që akuzojnë, përfshirë dhe Kokën, përgjigjen do ta marrin në 18 qershor.
 
"Unë nuk merrem me llafe dhe deklarata, por merrem me punët dhe problemet e qytetit.
 
Përgjigja për akuzat është t'u shërbejmë qytetarëve, të cilët e japin përgjigjen e tyre, sikur e kanë dhënë 3 reshet dhe sikur do ta japin në 18 qershor.
 
Ne jemi në shërbim të qytetarëve dhe u shërbejmë dhe do tu shërbejmë atyre për sa kohë kanë vendosur të na e besojnë neve.
 
Pavarësisht deklaratave qytetarët dinë të bëjnë diferencën dhe në fund të fundit ata duan pune dhe shërbime nga ne drejtuesve që na kanë besuar drejtimin e qytetit.
 
Ne do ta vazhdojmë punën deri në momentin që qytetarët do të duan te jem unë në krye të bashkisë
" deklaroi ai.



Në mënyrë indirekte edhe Tahiri u është përgjigjur akuzave të ditëve të fundit ndaj policisë së shtetit, kur u shpreh se  "Unë e kuptoj që politika del nga televizori me lloj-lloj historish, por ajo që ka rëndësi në fund të ditës për qytetarët, ajo që ka rëndësi në fund të ditës për ju është puna".
 
Ministri i LSI Lefter Koka pak ditë më parë në një emision televiziv nuk akuzoi vetëm Tahirin, por edhe Dako kur u shpreh se po e keqadministron pushtetin që i ka dhënë PS dhe LSI në Durrës, ndërsa e akuzoi edhe për përçaje në koalicion, pasi sipas tij u thotë strukturave të PS se armiku politik nuk është PD, por LSI.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut, me iniciativën tonë hetojmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar! Në fokus dhe ata që janë në sistem, ka premisa që kryejnë akte korruptive

Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut, me iniciativën tonë hetojmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar! Në fokus dhe ata që janë në sistem, ka premisa që kryejnë akte korruptive