Akuzat e Kostës për 110 mijë € Braçe:
PS s'ka fituar kurrë në Berat me para

Akuzat e Kostës për 110 mijë € Braçe:<br />PS s'ka fituar kurrë në Berat me para
Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe ka reaguar pas akuzave të deputetit Vladimir Kosta në letrën e publikuar dje se “ i  pagoi 110 mijë euro në 2009 një televizioni në Berat për të transmetuar fushatën e Ramës".
 
Braçe shprehet se në Berat në 2009 kur ai ishte në krye të listës votat u fituan nga socialistët dhe jo prej eurove të shpenzuara për televizionin, sikur deklaron Vladimir Kosta.
 
Deputeti Braçe shkruan më tej se “PS ne Berat ka fituar prej njerëzve shembullorë, intelektualë dhe militantë, qytetarë mbi të gjitha, të majtë në palcë, kurrë të pasur apo me interesin banal të pasurimit të shpejtë!!
 
As edhe një qindarke nuk është përdorur për këtë! Mijëra e miliona jo e jo, asnjëherë. PS nuk ka fituar kurrë në Berat prej parave!
 
Ka mjaftuar pasioni, idealizmi, shpirti e zemra beratase ne cdo rast, prej vitit 1991 e ketej”shprehet ai përmes një statusi në Facebook. 



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot