Akuzat e LSI, Bashkia: Basha
i dha Tiranës një vizion europian

Akuzat e LSI, Bashkia: Basha<br />i dha Tiranës një vizion europian
TIRANË - Pas deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama nga qyteti i Vlorës, i menjëhershëm ka qenë reagimi nga Bashkia e Tiranës.

Në reagim thuhet se, me ivestimet në ndërtimin e bulevardit, terminalit, me investimet në kopshte dhe shkolla Lulzim Basha i ka dhënë kryeqytetit një vizion modern dhe europian. Ndërsa, LSI dhe mazhorança sipas tij do të mbahen mënd për porosi për vrasjen e deputetëve dhe për varfëri e mjerim për qytetarët.

Ja reagimi i plotë i Bashkisë Tiranë
Lulzim Basha ka dëshmuar në çdo funksion publik se di të mbajë premtimet. Ndërsa, Luan Rama u shkarkua për sherr ordiner me gazetarët për motive të dobëta. Lulzim Basha  i ka dhënë Tiranës vizionin e një qyteti modern dhe europian me Bulevard të ri, Terminal multimodal, transport modern pasagjerësh me tram, 200 projekte të realizuara në infrastrukturë, kopshte, shkolla e çerdhe, 25 mijë vende të reja pune, etj. Ndërsa, LSI do të mbahet mend se si kryetari i saj u akuzua për vrasje deputetësh dhe mazhorança për varfërim, mjerim, dhunë ndaj qytetarëve dhe kriminalizim të pushtetit.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve