Akuzave të ministrit të LSI, Koka dhe deputetit Tavo për policinë e shtetit, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u është përgjigjur me një status në Facebook duke komentuar anketën për besueshmërinë në rritje të qytetarëve ndaj bluve.
Me një përgjigje indirekte ministri Tahiri thotë se fronti i së keqes nuk na ndal dot për të bërë policinë që duam.
"Për të 3tin vit radhazi, Policia e Shtetit institucioni më i besuar në vend, sipas studimit te organizuar nga BE.
E megjithatë, ka ende shumë punë për të bërë, bashkë me qytetarët. Policia qe duam, fronti i se keqes nuk na ndal dot" shprehet ai.
Në tabelën studimore të publikuar nga Tahiri, Policia e Shtetit rezulton institucioni më i besueshëm, ndërsa më pas vijnë drejtuesit fetarë, Presidenti dhe pushteti vendor.
Deklarata e Tahirit vjen pas akuzave të ministrit të Mjedisit, Lefter Koka nga radhët e LSI, i cili u shpreh gjatë një interviste televizive se zgjedhjet parlamentare janë në rrezik nga Policia.
Deklaratat e Kokës i përforcoi edhe deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Vangjel Tavo.
Nga Gjirokastra Vangjel Tavo u shpreh se ka tentativa nga segmente të caktuara të policisë për të ndikuar në procesin zgjedhor, por u shpreh se një gjë të tillë nuk e ka bërë publike, pasi nuk kam menduar se janë të lidhura direk me lidershipin e PS.
Sulmeve të LSI ndaj Policisë së Shtetit u është përgjigjur kryeministri Edi Rama po gjatë ditës së djeshme me shprehjen "Qentë Le Të Lehin Karvani do Ecë Përpara".
Ndërsa kreu i LSI, Meta sot nga një takim me strukturat në Njësinë 5 të Tiranës deklaroi se vizioni i LSI-së është zgjidhja institucionale dhe jo retorikat klonfliktuale politike.

Statusi i Saimir Tahirit
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com