Akuzat e LSI, Tahiri-Metës: Më
nxive dhe më vendose përgjues

Akuzat e LSI, Tahiri-Metës: Më<br />nxive dhe më vendose përgjues
Pak ditë para zgjedhjeve të 25 qershorit thellohet akoma më shumë përplasja mes PS dhe LSI. 

LSI me emra konkretë denoncoi se PS po blen vota në Vorë, ndërsa akuzoi se një gjë e tillë bëhet me përkrahjen e ish- Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
 
Kryetari i PS-së për qarkun e Tiranës u përgjigj ‘flakë për flakë’ duke akuzuar fort Ilir Metën, ndërsa Monika Kryemadhi disa minuta më vonë përmes një statusi në Facebook ironizoi ish-ministrin Tahiri me këngën e Dr.Florit, "Mos pi mall, bëj palestër".

LSI: Saimir Tahiri po blenë vota në Vorë 
Kandidatja e LSI për qarkun e Tiranës, Eriona Bixha përmes një deklarate ka denoncuar shit-blerjen e votës në Vorë duke akuzuar PS dhe persona të tjerë se në bashkëpunim me drejtues të policisë në përkrahjen e Saimir Tahirit bëjnë skemën e shpërndarjes së parave shtëpi më shtëpi.
 
"Dua publikisht te denoncoj "Drejtuesin" e shit-blerjes se votave ne Bashkine e Vores, Agim Kajmakun, i cili e ka shnderruar makinen e tij tip "Volkswagen" te zi ne nje Banke, ku ne bashkepunim te plote me drejtues te komisariatit te Vores( dhe per kete mund te verifikoni tabulatet telefonik) dhe nen perkrahjen e ish- Ministrit te Brendshem Saimir Tahirit, cdo nate organizojne skemen e shperndarjes se parave, shtepi me shtepi'" akuzoi LSI.

Tahiri-Metës: Më nxive dhe më vendose përgjues
Pas akuzave nga selia e LSI, ka ardhur menjëherë reagimi i Saimir Tahirit, që akuzon Ilir Metën për sulmin ndaj tij.
 
Tahiri shprehet se Meta po hedh baltë mbi të, ndërsa ka paguar për të nxirë punën e policisë së shtetit dhe atë personalisht kur ishte në postin e Ministrit të Brendshëm.
 
Ish-ministrit thotë se një gjë të tillë ia ka thënë në sy Metës kur kishin komunikim, ndërsa lëshon një tjetër akuzë të fortë ndaj ish-kryetarit të LSI.
 
Tahiri e akuzon Metën se i vendosi një hafije si zv.minister (Ilir Markon) për ta përgjuar në zyrë dhe nuk la mik e partner pa i zbrazur balten që kishte ndaj tij si ministër.

Me degjo me vemendje Ilir Meta! U be nje kohe e gjate qe me bie ne qafe duke hedhur balte mbi mua dhe t'a kam thene ne sy kur kishim ende komunikim bashke se je gabim! Po ti nuk pushove nje sekonde ne luften tende te verber me mua.
 
Me hodhe ne kurriz te gjithe doracet qe paguan ne kazanin mediatik te Shqiperise dhe jo vetem. Pagove para qe te nxish Policine e Shtetit dhe mua personalisht, edhe ne media e portale jashte Shqiperise.


Më vure pas një hafije tënden si zv.ministër që arriti deri në çmendurinë e tentativës për të përgjuar zyrën time!
 
Nuk le mik e partner të Shqipërisë pa i zbrazur baltën e barkut tënd, sa herë të takonin si kryetar kuvendi
” akuzon Tahiri. 
 
Tahiri: Votat jo me zarfe dhe grupe trafiku
Në fund të reagimit të tij, Tahiri i kujton Metës zarfin që kandidati i LSI në Qarkun e Lezhës, Viktor Tusha i futi në xhep të dhunuarit Gjovalin Gjini pak ditë më parë.
 
Por nuk mjaftohet me kaq, pasi e ‘thumbon’ duke e akuzuar në mënyrë indirekte se nuk bëhen votat me grupe që janë objekt i punës së Policisë së Shtetit për përfshirje në trafiqe të rënda.
 
 “Me vota Ilir me vota, jo me zarfa, as me iphone, as me miell, as me grure dhe as me grupe qe jane objekt i punes se Policise se Shtetit per perfshirje ne trafiqe te renda...
 
Vazhdo nxirri kotelet e tua ne ballin e kazanit tend politik, po pergatitu mire shpirterisht, qe te mos behesh per nje muaj masazh koke, pas numerimit te votave te qarkut Tirane
” mbyllet reagimi.

Kryemadhi: Saimir “Mos pi mall, bëj palestër”
Pas akuzave të forta nga Saimir Tahiri kundër Metës, reagimi i parë ka ardhur nga Monika Kryemadhi.
 
Zv/ kryetarja e LSI dhe njëherësh kandidate për deputete në Elbasan ka ironizuar ish-ministrin e Brendshëm me këngën e Dr.Florit, "Mos pi mall, bëj palestër".
 
“Përshëndes Saimir Tahirin me këngën "Mos pi mall, bëj palestër". Suksese në jetë, dhe shihemi më 26 Qershor” shkruan Monika Kryemadhi në faqen e saj në Facebook. 

Monika Kryemadhi
Statusi i Monika Kryemadhit

Deklarata e kandidates së LSI, Eriona Bixha
STOP PRESIONEVE DHE SHIT-BLERJES SE VOTAVE!

Si nje kandidate e re, realisht nuk mund te qendroj indiferente ndaj nje situate kaosi dhe presioni te vazhdueshem qe po ushtrohet banoreve te Bashkise Vore!
Ndihem e indinjuar, e revoltuar qe disa persona mendojne qe me leke mund te blejne lirine dhe dinjitetin e banoreve te Vores dhe ne menyre te vecante te te rinjve aty!
Uragani i fitores plebishitare qe LSI do te kete ne 25 qershor eshte kthyer ne mankth per disa forca politike.

Dua publikisht te denoncoj "Drejtuesin" e shit-blerjes se votave ne Bashkine e Vores, Agim Kajmakun, i cili e ka shnderruar makinen e tij tip "Volkswagen" te zi ne nje Banke, ku ne bashkepunim te plote me drejtues te komisariatit te Vores( dhe per kete mund te verifikoni tabulatet telefonik) dhe nen perkrahjen e ish- Ministrit te Brendshem Saimir Tahirit, cdo nate organizojne skemen e shperndarjes se parave, shtepi me shtepi!

2 niperit e tij Edi Kajmaku ( drejtor i ujesjellesit ne kombinat), i cili leviz me nje makine Benz c class me targa AA988OD dhe Ladi Kajmaku jane njerezit me te besur te cilet pergatitin terrenin dhe ben presione lart e poshte neper zone.
Keta ishin disa nga emrat qe mbulojne zonen e Prezes, Mucaj dhe Marqinetit.

Nderkohe, shtetasi Rexhep Shehi i cili leviz me mjetin benc c class me targa AA 689 GM dhe shtetasi Ledio Sorra I cili leviz me mjeton Peugot me targa AA 023AV mbulojne shit-blerejn e votave ne zonen e Picarit dhe Gjokaj. Gjithashtu, edhe Berxulli ka perfaqesuesin e tij ne kete mireorganizim I cili eshte shtetasi Dritan Stoka, punonjes I Aluiznit.

Ketu, dua ti terheq vemendje drejtorit te Aluiznit per shmangjen e shperndarjes se legalizimeve per qellime elektorale. Legalizime te cilat kane perfunduar procedurat ligjore muaj me pare shperndahen sot per efekt blereje votash.

Dua ti bej thirrje publike Policise se Shtetit ( edhe pse sot jam e bindur qe makinat e personave ne fjale mund te kene ndryshuar sic do dite) te marr masat e nevojshme, per ti thene stop ketij fenomeni te turpshem, te pa skrupullt dhe shkaterrues per banoret e nderuar te Bashkise Vore. 

Jemi ne dijeni te plote edhe te skenareve qe po pergatiten per aktiviste te LSI ne Vore, nga Ish- drejtues te larte te Policise, ne kujdesjen e vecante te Ish- Ministrit te Brendshem Saimir Tahiri te cilet kurrsesi me mashtrimet, me arrogancen dhe babezine e tyre nuk mund te blejne votat e vajzave, nenave, te te rinjve te mrekullueshem dhe banoreve te Vores. 

Vora e di qe shansi i saj per te "thyer" njehere e pergjithmone kete fenomen te tmerrshem, si dhe per ti dhene vetes shanse per jetese me te mire, pune te mirepaguara dhe mireqenie me te larte eshte te votoj nr. 1!

Lerini njerezit te votojne te lire, te qete dhe me besim me 25 qershor ! 25 qershori eshte dita e shqiptareve, eshte dita e votes se lire!


  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve