Akuzat e pacientëve,për t’u mbrojtur
mjekët i bombardojnë me ilaçe

TIRANE- Akuzat e pacientëve për mjekim të pakujdesshëm kanë bërë që bluzat e bardha t’i bombardojnë me barna, ekzaminime e analiza. Ky fenomen quhet mjekësia difensive, mbron mjekët, por dëmton pacientët dhe të gjithë sistemin shëndetësor. Për “Urdhrin e Mjekut” në vendin tonë, ky fenomen është edhe komercial, pasi mjekët janë të lidhur me farmacitë dhe spitalet private.
 
Sipas “Urdhrit të Mjekut”, ky fenomen që ka marrë përmasa të mëdha në Europë dhe Amerikë, ka filluar e aplikohet së shpeshti edhe në vendin tonë. Por për “Urdhrin e Mjekut” kjo lloj mjekësie në vendin tonë ka marrë edhe ngjyra korruptive, pasi mjekët janë të lidhur me sistemin privat.
 
Më tej ai na shpjegon se duhet të ndërhyhet për të shmangur këtë fenomen që ka kosto jo vetëm për pacientin, por edhe mbi të gjithë sistemin.
 
“Urdhri i Mjekut” në Itali ka bërë një studim për fenomenin e mjekësisë difensive. Dhe ka rezultuar se çdo vit harxhohen 13 milionë euro për ekzaminime, barna, vizita dhe shtrime në spitale, të rekomanduara dhe të realizuara, por që nuk shërbejnë në dobi të shëndetit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 23 Janar, 09:41

    Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ndryshime në Kod për votën e diasporës, Krashi kritika: Pas 4 muajsh, u kujtuam që e kemi bërë gabim! Shehi: S’e çan dot pushtetin, ‘tasin e supës’ e kanë PS e PD

Ndryshime në Kod për votën e diasporës, Krashi kritika: Pas 4 muajsh, u kujtuam që e kemi bërë gabim! Shehi: S’e çan dot pushtetin, ‘tasin e supës’ e kanë PS e PD