Akuzat e Partisë së Lirisë për djegien e mbeturinave në Shijak: Ja kontratat e lidhura mes bashkisë dhe inceneratorit të Tiranës

Akuzat e Partisë së Lirisë për djegien e mbeturinave në Shijak: Ja kontratat e lidhura mes bashkisë dhe inceneratorit të Tiranës

Brisida Shehaj

Partia  e Lirisë nëpërmjet koordinatores Kombëtare e Luftës Kundër Korrupsionit në Partinë e Lirisë, Brisida Shehaj, ka publikuar këtë të mërkurë disa dokumente ku sipas tyre faktohej marrëveshja e lidhur nga bashkia e Shijakut me inceneratorin dhe që kundrejt pagesave të bëhej depozitimi i mbetjeve në landfill.

"Ky është dokumenti i parë që bëhet për herë të parë publike. Kompania i thotë Bashkisë që keni të drejtë që të depozitoni 15 ditë falas pa paguar asnjë cent. Në datën 23 gusht të 2021 lidhet marrëveshja. (Tregohet marrëveshja) mes Inegretet Energji SPV me Bashkinë e Shijakut. Më pas hynë në marrëveshje kontraktuale për 5 vite me inceneratorin, ku palët bienë dakord për të paguar 29 euro për 1 ton mbetje.

Kjo kontratë ka dhe një aneks që është firmosur nga bashkia Shijak, nga zoti Elton Arbana dhe përgjegjësja e sektorit juridik.  Ata kanë marrë angazhimin për njësitë vendore të qarkut të Durrësit, pasi janë dhe për Durrësin këto. Po i vëmë në dijeni, se Elton Arbana për një Shijak më të pastër se di që ka paguar para. Kjo është një tjetër shkresë ku i thotë bashkisë: këtu keni faturën, situacionet dhe kopjen.

Në këtë dokument është rakordimi që është firmosur nga zoti Arbana që vetëm për muajin shtator detyrimin që ka bashkia është 14 mijë e ca euro. Është firmosur nga kryebashkiaku.", tha Shehaj.

Një ditë më parë, Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka njoftuar protestë më datën 13 shtator në orën 18:00 përballë inceneratorit të Tiranës. Partia e Lirisë, lidhur me djegien e beturinave në Shijak akuzon Bashkinë.

Meta tha se ky është rezultati i vjedhjes së parave që duhet të shkojnë për plehrat të cilat digjen në mënyrën më kriminale duke rrezikuar shëndetin e njerëzve dhe të familjeve. Kryetari i bashkisë së Shijakut Elton Arbana tha nga ana tjetër për Report Tv se bashkia e Shijakut po i depoziton mbetjet falas në landfillin e Sharrës dhe nuk ka qëllim të djegë mbeturinat. Sipas Arbanës djegia e koshave të mbeturinave bëhet e qëllimshme për të nxirë punën e bashkisë së Shijakut.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eris: 07/09/2022 20:03

    Mos del me ne televizor se na shpife

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja