Kryetari i PD, Lulzim Basha përsëriti sot kërkesën për zgjedhje të parakohshme, por sipas tij më parë duhet të zgjidhet problemi i krimit elektoral, që sipas tij arrihet me dy nismat; ndarje e politikës nga krimi dhe dekriminalizimit të zgjedhjeve. Lideri i PD u shpreh se Rama erdhi në pushtet me ndihmën e votave të krimit.

Ai deklaroi se grupet kriminale që u goditën pak ditë më parë në Shijak, Durrës, Lezhë, por edhe të tjerë i siguruan Ramës 10-15 mandate në zgjedhje dhe kjo sipas tij shpjegon “kapjen e drejtësisë dhe emërimin e Arta Markut për të shkatërruar hetimin dhe transferimin e prokurorëve”. Basha iu rikthye edhe njëherë akuzave për Dakon, ndërsa shtroi pyetjen për prokurorinë se përse e ka kyçur fletëarrestin, pasi sipas tij në dosje ka prova që e përfshijnë.

Në Shqipëri nuk do ketë luftë kundër krimit dhe drejtësi nëse nuk do të dënohen krimet elektorale të Edi Ramës. Kjo gjendje është provë e domosdoshmërisë të ndarjes së politikës nga krimi dhe dekriminalizimit të zgjedhjeve: të cilat janë prioritete absolute të Partisë Demokratike. Sot mund të themi me siguri se krimi i ka siguruar Edi Ramës të paktën 10-15 deputetë përmes kërcënimit, grabitjes dhe blerjes së votës. Ajo që është e vërtetë është po ashtu se 2017 ishte përsëritje në përmasa edhe më të mëdha e 2013-s. PD është e gatshme bashkë me aleatët të përballet dhe të fitojë. Por tema është çfarë duhet të bëjmë për të rikthyer zgjedhjet e lira.

Lulzim Basha

Lulzim Basha nuk la pa komentuar edhe çështjen e Teatrit Kombëtar, teksa sot pritet që shumica të rrëzojë dekretin e Presidentit Meta duke i hapur rrugën ngritjes së godinës së re.

Unë, PD dhe opozita e konsiderojmë këtë ligj jo vetëm antikushtetues, por grabitje të pronës dhe pastrim pasash nga kriminelët. Përballë kanë dhe do të kenë të gjithë njerëzit. Për një person të vetëm bëhet një ligj special, në mungesë të gjykatës Kushtetuese. Bëni një hetim për këtë. Do të kundërshtojmë me të gjitha format dhe mënyrat, teatri është vija e kuqe.

Lulzim Basha

Përsa i përket ligjit për mbylljen e lojërave të Basha u shpreh se;

Asnjë veprim i kësaj shumice, aq më pak të përsëritura nuk do e tërheqin vëmendjen nga alarmi që është bërë publik nga vetë prokuroria, që janë maja e ajsbergut. Në Shqipëri nuk ka më një shtet të qytetarëve, por të krimit. Në Kuvend mbrohen vetëm interesat e kriminelëve. Qoftë edhe për ta çuar grupin nga njëri te tjetri qoftë edhe me etiketën e monopolit shtetëror.

Lulzim Basha

Pjesë nga deklarata e Lulzim Bashës
Cdo dite qe kalon po provon se ceshtjet dhe kauzat për të cilat Partia Demokratike ka luftuar me një kosto të lartë politike, më në fund janë të qarta para syve të gjithë shqiptarëve: Gjendja e drogës që ne denoncuam u bë e qartë për të gjithë shqiptarët. Kriminelët në Kuvend u bënë të
qartë për të gjithë shqiptarët.

Lidhjet e ministrave dhe politikanëve me trafikun e drogës u bënë të ditura. Tashmë kanë dalë në dritë edhe provat zyrtare, të krimit të të gjitha krimeve: marrja e pushtetit nga Edi Rama në bashkëpunim me krimin. Kriminelët janë bërë faktori kryesor elektoral në Shqipëri. Vota e njerëzve, vullneti i njerëzve nuk kanë asnjë rëndësi në zgjedhjen e qeverisë në Shqipëri.

Kriminelët e Fushë Krujës grabitën vota për Edi Ramë në zgjedhjet e 2017, nën drejtimin direkt të deputetit Rahman Rraja. Vetë djali i Rrajës u hetua për blerje votash dhe për kërcënim ndaj votuesve por hetimet ndaj tij u mbyllën. Grupi Rraja ka qenë i vetmi shtab elektoral i PS-së në Krujë aq sa Rraja i vogël ndihet oponenti ynë zgjedhor dhe sfidon opozitën në zgjedhje, duke provuar hapur se konkuruesi ynë zgjedhor nuk janë socialistët por janë kriminelët e rekrutuar nga Edi Rama.

Përgjimet kane nxjerrë në dritë faktin se kriminelët e grupit të rrezikshëm Avdylaj kanë punuar për grabitjen e votave për llogari të PS, Vangjush Dakos dhe deputetëve të Edi Ramës. Bashkë me Ramën, në pushtet erdhën edhe Avdylajt, ndaj ky grup kriminal u fuqizua në një grup të rrezikshëm ndërkombëtar të drogës.

Në përgjimet e Lezhës është e njejta gjë, Ndokat kanë qenë bandë elektorale e PS-së. Në Kavajë del qartë se Elvis Roshi ka bërë të njejtën gjë, së bashku me Gent Dajën. Madje aty krimi dhe pushteti edhe formalisht u shkrinë në një në personin e Elvis Roshi. Në Elbasan Qazim Sejdini ka bërë të njejtën gjë, trafikantët e drogës dhe pushteti i tij janë një, Njësoj në Dibër, Prokuroria ka një dosje tjetër ku hetohet për vjedhjen e votave në Dibër ku është përfshirë Ulsi Manja, Damian Gjiknuri, Saimir Tahiri. Sot mund të themi me siguri se krimi i ka siguruar Edi Ramës të paktën 10-15 deputetë përmes kërcënimit, grabitjes dhe blerjes së votës. Ajo që është e vërtetë është po ashtu se 2017 ishte përsëritje në përmasa edhe më të mëdha e 2013-s. Në 2013, modeli ishte që kriminelët vetë i bëri deputetë.

Burimi i krimit në politikë, i korrupsionit dhe i rritjes së krimit në rrugë është krimi elektoral. Një pushtet që merret me ndihmën e kriminelëve do të punojë me kriminelët për kriminelët: Një pushtet që buron nga krimi, do të ekzistojë si pushtet i krimit. Në momentin që Edi Rama vendosi të bashkëpunojë me krimin për të fituar zgjedhjet, në Shqipëri mori fund çdo lloj procesi politik. Mori fund cdo lloj mundësie që të qeverisej për popullin dhe në emër të popullit.