Akuzat e PD, Braçe: Asnjë mësues
i flakur në rrugë për motive politike

Akuzat e PD, Braçe: Asnjë mësues<br />i flakur në rrugë për motive politike
Akuzave të Partisë Demokratike për emërime politike të mësuesve në institucionet arsimore në rrethin e Lushnjes ku ai është deputet apo largime për motive politike, socialisti Erion Braçe, iu përgjigj duke mohuar që një gjë e tillë të ketë ndodhur.

Braçe tha se jo vetëm që nuk janë bërë emërime nga deputetët e koalicionit qeverisës, por nuk është flakur në rrugë asnjë nga mësuesit që merrnin pjesë në fushatat elektorale të PD-së.

“Nëqoftëse ju gjeni një copë letër ku të jetë urdhri im apo i cilit do prej kolgëve të mi të Lushjes që të thotë hiq këtë ose vër atë unë dorëzoj mandatin sot. Nëse ju më gjeni një mësues, të flakur në rrugë ashtu si ju i përndoqët, se i identifikonit si të majtë njësoj si nazistët hebrenjtë, mua do më vijë turp të rrijë në sallën e parlamentit,” deklaroi Braçe.

Braçe solli në vëmëndje edhe rastin e abuzimit seksual të mësuesit të shkollës së Kryekuqit në Divjakë me nxënësen 12 vjeçare, duke shtuar se as nga kjo shkollë nuk është larguar nga puna asnjë mësues, pavarësisht se moralisht të gjithë mësuesit e kësaj shkolle janë të përfshirë në atë ngjarje.

Por ai tha se pa dyshim do të largohen nga puna të gjithë ata mësues që nuk kanë diplomë, apo që bëjnë zëdhënësin e kryetarit të partisë.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal