LUSHNJË - Kreu i OSHEE në Lushnjës Dine Aliaj hedh poshtë të gjitha akuzat ndaj tij nga nga Partia Demokratike se ai është debitor i një shume të konsideruesme lekësh ndaj kësaj kompanie.
Sipas PD-së, Aliaj ka abuzuar me postin që ka dhe ka favorizuar biznesin e tij, duke mbetur debitor ndaj shtetit 1 milion e 600 milë lekë. Ai i quan spekullime politike të gjitha akuzat. Në një bisedë telefonike me A1Report, Aliaj pohon se vazhdon të jetë drejtori i OSHEE Lushnje dhe nuk i ka ardhur asnjë urdhër shkarkimi.
Gjithashtu ai shprehet se në të dyja kontratat që ka me OSHEE, nuk është debitor, dhe për këtë ai ka kërkuar që të vërtetohet edhe në zyrat e kujdesit ndaj klientit.
Në zyrat e OSHEE në Lushnje punonjësi na fakton të gjitha faturat e paguara nga abonenti Dine Aliaj, të cilat janë lehtësisht të verifikueshme në sistem.
Po ashtu punonjësit e OSHEE në Lushnje kanë pohuar se nuk janë në dijeni se drejtori i tyre është shkarkuar, madje ai ka qënë edhe gjatë ditës së sotme në zyrë duke ushtruar funksionin në të cilin është emëruar.
Redaksia online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO