Akuzat e PD, Lame: Të pavërteta
procesi i legalizimit do vijojë

Akuzat e PD, Lame: Të pavërteta<br />procesi i legalizimit do vijojë
TIRANE- Pas deklaratave të Partisë Demokratike ku akuzon drejtorin e Përgjithshëm të ALUIZNI-t për dhënien e një sipërfaqe të truallit 372 m2 Hotel “Diplomat”, ka reaguar edhe Artan Lame. Kreu ALUIZNI-t i quan të pavërteta këto akuza, ndërsa thekson se procesi i legalizimit do të vijojë në transparencë të plotë.
 
“Nëse bëhet fjalë për një nga shumë, e shumë, e shumë raste që kanë ardhur dosjet për legalizim le të gjejnë një gjysmë letre që është në kundërshtim me ligjin. Një gjysmë, jo një, dhe le ta çojnë në të gjitha instancat që duan. Të gjitha këto bëhen thjesht për të tërhequr vëmendjen nga ajo që po ndodh këto ditë. Fakti që edhe ju nuk po pyesni për legalizimet, por po pyesni për broçkullat që thotë PD-ja tregon që ata po ja arrijnë qëllimit. Qëllimi im është ky, ne do të bëjmë legalizimin, ne do t’i bëjmë falas, kush ka ankesa le të vijë tek ne. Kush mbetet i pakënaqur të ndjek procedurat e shtetit shqiptar, dhe kush nuk mbetet i kënaqur as nga shteti shqiptar, le të shkojë tek PD-ja se ja zgjidh ajo”, u shpreh Lame.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë