Akuzat e PD-LSI për buxhetin
Rama: Ne donim debat, ata sherr

Akuzat e PD-LSI për buxhetin<br />Rama: Ne donim debat, ata sherr<br /><br>
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Twitter, duke iu përgjigjur akuzave të PD dhe LSI, lidhur me projektbuxhetin 2018. 

Opozita bojkoti sot mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ku do të prezantohej drafti nga ministri i Financave Arben Ahmetaj, pas debateve me maxhorancën për çështjen e drogës. PD dhe LSI kërkuan që prezantimin e buxhetit ta bënte kryeministri Edi Rama, kërkesë kjo e artikuluar edhe nga kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili gjatë një konference për mediat. 

Por në një reagim në rrjetet sociale, Rama sqaron se qeveria do donte debat me përgjegjësi, por sipas tij, ftesa që ka ardhur ka qenë ajo për sherr politik. "Do donim debat me përgjegjësi për Projekt-Buxhetin2018 po kemi vetëm ftesën e vjetër për sherr politik! Politika jonë është puna jo sherri", shkruan Rama në rrjetet sociale.

rama reagim
(Postimi i Ramës në Facebook) 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS