Akuzat e PD, M.Mjedisit:Kompania 
disa herë aplikuese, por s'ka fitua

Akuzat e PD, M.Mjedisit:Kompania <br />disa herë aplikuese, por s'ka fitua
TIRANË - Ministria e Mjedisit në përgjigje të akuzave të nga foltorja e selisë blu, sqaron edhe një herë publikun se kompania Alb-Garden është shpallur fitues në tenderat nga Drejtoria e Shërbimit Pyjor si autoritete kontraktore.

Akuzat e selisë blu për klientelizëm politik sipas Ministrisë së Mjedisit janë të pabaza dhe të pavërteta pasi kompania në fjalë ka aplikuar disa herë  në këtë institucion , por nuk ka fituar tendera nga Ministria e Mjedisit.

Kompania është shpallur fituese në disa tendera nga njësitë vendore të administruara ndër vite nga opozita e sotme, e cila vazhdon të ndjekë filozofinë e fjalëve duke tentuar të pengojë Ministrinë e Mjedisit në punën e saj në mbrojtje të mjedisit.

Si përgënjeshtrim ndaj akuzave të opozitës për klientelizëm Ministria e Mjedisit ka publikuar  edhe listën e tenderave të fituara nga kjo kompani në vitet ku pushteti administrohej nga opozita e sotme.
 
Komuna Bushat me objekt: “Krijimi i Parkut të Ri me drurë të ndryshëm dekorativë”.  Datë 03.01.2013 
Komuna Dajç, Shkodër me objekt: "Gjelbërimin e territoreve publike të Komunës Dajç". Datë 18.06.2012  
Komuna Postribë, Shkodër me objekt: “Gjelbërimi ambjenteve publike të territorit të komunës Postribë”. Me datë 11.03.2013
Bashkia Mamurras me objekt: “Mbjellje pemë dekorative” Me datë  01.10.2012 
Komuna Xhafzotaj me  objekt: ”Mbjellje fidanësh dekorativë në ambjente publike”. Viti 2013
Komuna Kallmet Lezhë me objekt:  “Pyllëzime”.  Viti 2012
Komuna Kallmet Lezhë me objekt: “Gjelbërim dhe pyllëzim”.  Viti 2012 
Drejtoria e Shërbimit Pyjor Lezhë me objekt: “Krijim fidanishte pyjore”. Viti 2009 

“Sqarojmë edhe një herë selinë blu dhe opinionin e gjerë publik që në kuadër të transparencës dhe në zbatim të Ligjit 9943 Dt  20.11. 2006 “Për Prokurim Publik” i ndryshuar, të gjitha procedurat e prokurimeve janë të publikuara online në sitin e Agjencia e Prokurimit Publik ku mund të klikohet nga cdo seli partie apo qytetar i thjeshtë. Ministria e Mjedisit do të vazhdojë në filozofinë e saj të punës për të rehabilituar dëmin e jashtëzakonshëm të bërë ndaj mjedisit në 20 vitet e fundit.”- thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mjedisit.
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Gjendet kanabis në një magazinë në zonën e Selitës, disa persona të arrestuar

Tiranë/ Gjendet kanabis në një magazinë në zonën e Selitës, disa persona të arrestuar