Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike, lidhur me procedurat e tenderëve.
Sipas PD, fituese e disa tenderëve të OSHEE rezulton një kompani e afërt me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Financave, Arben Ahmetaj. PD akuzoi përmes zëdhënëses Ina Zhupa se kjo kompani ka përfituar tenderë në vlerën 11 miliardë lekë.
Por, nga ana tjetër, OSHEE sqaron se kompania “Kronos”, e atakuar nga PD, si shumë subjekte të tjera ka marrë pjesë në procedurat e garës për investimet në rrjetin e shpërndarjes.
Sipas OSHEE, çdo procedurë ka ndjekur me rigorozitet përcaktimet ligjore, në një proces krejtësisht transparent dhe online, mbikëqyrur nga Agjencia e Prokurimeve Publike.
“Kjo kompani ka rezultuar fituese në disa prej garave ku ka marrë pjesë ndërsa vlera financiare e kontratave, përndryshe nga sa pretendon PD, nuk është 11 miliard lekë por rreth 1/3 e kësaj shume. Gjatë gjithë procesit të garave të zhvilluara, përpara, gjatë apo pas konkurrimit nuk ka patur asnjë ankesë nga ndonjë palë e subjekt i interesuar. Të gjitha kontratat janë lidhur përmes procedurës së tenderimit dhe shpallja e fituesit është bërë publike, sikurse është vepruar edhe me projektet e tjera”, thuhet në deklaratën e OSHEE.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sjell në vëmendje gjithashtu se kompania “Kronos” rezulton të ketë patur vijimësi kontratash me Operatorin e Shpërndarjes madje fluksin më të madh të punimeve të kryera e ka në periudhën 2006-2013, kohë kur Partia Demokratike ishte në pushtet.
“OSHEE vlerëson se përmes spekulimeve të vazhdueshme e të qëllimshme, Partia Demokratike po tenton të frenojë procesin e rimëkëmbjes së Operatorit të Shpërndarjes. OSHEE garanton se nuk do të tërhiqet për asnjë moment nga objektivi për ligjshmëri në konsumin e energjisë elektrike. Pavarësisht spekulimeve, tashmë të përditshme të opozitës, OSHEE është e fokusuar plotësisht në kryerjen e investimeve aq të domosdoshme që garantojnë përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji të qytetarëve”, thuhet më tej në deklaratën e OSHEE.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com