Akuzat e PD për festat, Peleshi:
Kushtuan më pak se skena e 2012

Akuzat e PD për festat, Peleshi:<br />Kushtuan më pak se skena e 2012
Komisioni Shtetëror për Përkujtimin e Ngjarjeve Jubilare i kryesuar nga zv/kryeministri Niko Peleshi, ka reaguar ndaj akuzave të PD e cila ka akuzuar qeverinë se shpenzoi disa qindra miliona lekë për festat dhe dekorin e fundjavës, ndërkohë që Shqipëria është në mjerim.
 
Deklarata erdhi nga koordinatorja e Partisë Demokratike, Reila Bozdo, e cila u shpreh se media ka zbuluar se janë rreth 300 milionë lekë që i ka marrë e njëjta kompani që shpërblehet nga Edi Rama sa herë ka një aheng qeveritar.
 
Lidhur me këto akuza, Komisioni për Përkujtimin e Ngjarjeve Jubilare shprehet se festimet e organizuara nga Qeveria për 70 vjetorin e Çlirimit dhe 102 vjetorin e Pavarësisë janë më të ulëtat e 10 viteve të fundit.
 
Gjithashtu theksohet se të marra së bashku shpenzimet për festimet e 28 dhe 29 Nëntorit kanë kushtuar këtë vit shumë herë më pak se sa vetëm skena e koncertit të 100 vjetorit të Pavarësisë, organizuar nga qeveria Berisha.
 
Më tej në reagim thuhet se të gjitha procedurat e ndjekura këtë vit kanë qenë totalisht transparente dhe në mbështetje të ligjit. 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë