Pas akuzave të Partisë Demokratike se qeveria do të shpenzojë 2 milionë euro për 44 makinat luksoze, reagon qeveria nëpërmjet portalit Transparenca.al, duke i quajtur shifrat e PD-së si spekulative dhe të pavërteta.
Sipas qeverisë, kosto e publikuar më parë për mirëmbajtjen e automjeteve ekzistuese, përfshin të gjitha shërbimet, Këshillin e Ministrave dhe gjithë ministritë.
“Shifrat e përmendura sot nga deputetja e Partisë Demokratike janë tërësisht spekulative dhe të pavërteta. Duam të theksojmë se shifra e publikuar prej nesh nuk pasqyron kostot e një dikasteri të vetëm por përfshin koston totale vjetore për Këshillin e Ministrave dhe gjithë ministritë përgjatë një viti. Gjithashtu kjo vlerë nuk përfaqëson vetëm koston e servisimit të makinave, por vjen pas një analize të të gjithë shpenzimeve për mirëmbajtjen e makinave qeveritare, ku përfshihen: Vlera vjetore e mirëmbajtjes: Kostot e servisimit, pajisjeve, goma, sigurimit brenda dhe jashtë vendit, taksave, kolaudimit, lavazhit, etj. Vlera vjetore e amortizimit të mjeteve.
Vlera vjetore e shpenzimeve administrative: kostot për gjithë hierarkinë që mbulon administrimin e mjeteve të transportit në secilën ministri dhe Kryeministri,” thuhet në reagim.
Po ashtu qeveria rithekson se marrja me qira e mjeteve të transportit i kursen Shtetit Shqiptar jo vetëm në koston e mirëmbajtjes dhe menaxhimit por edhe nga shpenzimet që krijoheshin si pasojë e keqadministrimit, keqpërdorimit, konsumit të lartë të karburantit për shkak të vjetërsisë së makinave dhe kostove të larta administrative për bërjen e procedurave të veçanta të prokurimit për zëra të ndryshëm të këtij shërbimi për çdo ministri.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com