Akuzat e PD për lejet mjedisore
Qeveria: Sipas direktivave të BE

Akuzat e PD për lejet mjedisore<br />Qeveria: Sipas direktivave të BE
Pas akuzave të partisë Demokratike se qeveria shqiptare ka dalë kundër direktivave të BE-së mbi lejet mjedisore duke rikthyer detyrimin për leje tek rreth 70% e aktiviteteve ekonomike në vend, ka reaguar kjo e fundit.

Në një deklaratë të sajën në portalin Transparenca.al, qeveria sqaron se amendimi i ligjit “Për lejet mjedisore”, i miratuar më datë 19.06.2014, ka ardhur pas ankesave të shumta të qytetarëve në drejtim të Ministrisë së Mjedisit, për aktivitete që gjeneronin zhurmë, tymra dhe aroma të pakëndshme,  por që nuk kishin detyrim për t’u pajisur me leje mjedisi. Ligji i ri, adresoi edhe faktin që në vitin 2013 Ministria e Mjedisit trashëgoi një informalitet të frikshëm mjedisor, ku mbi 90% e subjekteve me ndikim në mjedis nuk ishin të pajisur me leje mjedisore, madje nuk kishin as informacion se duhej të ishin të pajisur me një të tillë.
 
Reagimi i plotë në Transparenca.al
Në sqarim të pretendimeve të ngritura nga përfaqësuesi i Partisë Demokratike sqarojmë se direktiva e BE-së 2008/1/EC për ndotjen industriale, e cila përcakton që vetëm aktivitetet me ndikim të madh në mjedis duhet të pajisen me leje mjedisi, pra me leje te tipit A, është e traspozuar në legjislacionin shqiptar 100%, me anë të shtojcës 1 të ligjit “Për lejet e mjedisit”.
 
Për sa i përket instalimeve industriale që kanë kapacitet më të ulët se aktivitetet që klasifikohen me leje të tipit A, direktiva i njeh të drejtën vendeve anëtare të përcaktojnë mënyrën e licencimit dhe monitorimit të këtyre aktiviteteve. Në vendin tonë kjo është zgjidhur nëpërmjet lejeve te tipit B dhe C.
 
Pavarësisht se direktiva nuk i rregullon me nivele të gjitha aktivitetet, asnjë vend i Bashkimit Europian nuk lejon asnjë aktivitet, me ndikim sado minimal në mjedis, që të mos pajiset me dokumentacionin mjedisor përkatës, si dhe të kenë për detyrë vetmonitorimin e vazhdueshëm të emetimeve të ndryshme në ajër, ujë dhe tokë.
 
 Madje edhe praktika e dhënies së këtyre lejeve është e njëjtë me vendet e BE-së, pasi në vendin tonë janë Agjencitë Rajonale të Mjedisit të cilat lëshojnë lejet e tipit C, ashtu siç në vendet e BE-së janë autoritetet lokale ose rajonale që japin miratimin për ushtrimin e këtyre aktiviteteve.
 
Ndërkohë që amendimi i ligjit “Për lejet mjedisore”, i miratuar më datë 19.06.2014, ka ardhur pas ankesave të shumta të qytetarëve në drejtim të Ministrisë së Mjedisit, për aktivitete që gjeneronin zhurmë, tymra dhe aroma të pakëndshme,  por që nuk kishin detyrim për tu pajisur me leje mjedisi.
 
Ligji i ri, adresoi edhe faktin që në vitin 2013 Ministria e Mjedisit trashëgoi një informalitet të frikshëm mjedisor, ku mbi 90% e subjekteve me ndikim në mjedis nuk ishin të pajisur me leje mjedisore, madje nuk kishin as informacion se duhej të ishin të pajisur me një të tillë.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?