Akuzat e PD për Ahmetaj-n 
Bushati: Baltosje e gënjeshtra

Akuzat e PD për Ahmetaj-n <br />Bushati: Baltosje e gënjeshtra
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati i ka konsideruar baltosje e gënjeshtra akuzat e Partisë Demokratike për Ministrin e Ekonomisë, Arben Ahmetaj. Në një deklaratë nga foltorja e PS-së, Bushati ka thënë se, ish-kryeministri Sali Berisha ka udhëtuar në një vit 12 herë jashtë vendit me fluturime të posaçme.

foto

Ai ka sqaruar se, udhëtimet e Ahmetajt janë vënë në dispozicion nga palët pritëse të aktiviteteve të ndryshme, ku nuk paguhet asnjë qindrakë nga buxheti i Shtetit.

Ja deklarata e plotë e Ervin Bushatit
Që Partia Demokratike ka për objektiv vetëm të baltosë dhe të gënjejë, kjo dihet.
Sot, një deputet i Partisë Demokratike vazhdoi serinë e shpifjes duke akuzuar Ministrin Arben Ahmetaj për lëvizje jashtë Shqipërisë, me avionë jo të linjës. 
Vetëm në dy vite 2011-2012, ish Kryeministri Sali Berisha ka lëvizur plotë 12 herë jashtë Shqipërisë me fluturime të posaçme. Por asnjëherë nuk kemi akuzuar përfaqësuesit e qeverisë së atëhershme përse udhëtonin në mënyrë të tillë. 
Janë të shumta rastet kur delegacioneve zyrtare të nivelit të lartë u vihet në dispozicion një fluturim i posaçëm nga pala pritëse. Në të gjitha këto raste, njësoj si në rastet e udhëtimeve të Ministrit Ahmetaj, nuk paguhet asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit.
Madje kursehet kostoja e biletave të avionëve të linjës, që meqë ra fjala, këto kosto ne i kemi ulur në mënyrë drastike, që kur qeveria e re udhëton në klasin më të ulët ekonomik, ndryshe nga klasi i shtrenjtë i qeverisë së mëparshme. 
Udhëtimet për të cilat Partia Demokratike akuzon sot janë në fakt udhëtime të delegacioneve zyrtare, të nivelit të lartë, të cilat janë kryer me fluturim të posaçëm të vendosur në dispozicion nga pala pritëse. Këto udhëtime, në pjesën dërrmuese, nuk kanë shpenzuar asgjë nga paratë e taksapaguesve, ose në raste të rralla siç ishte vizita e Kryeministrit në Serbi, çdo anëtar i delegacionit ka paguar koston e biletës me të njëjtin çmim si të ishte fluturim i rregullt linje. 
Partia Demokratike duhet të largohet nga politika e vjetër e shpifjes dhe gënjeshtrës, e të kthehet në një opozitë normale, që si në çdo vend demokratik ofron alternativa dhe jo baltosje.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat