Ekspertja ligjore e Shoqërisë Civile, Vjollca Meçe, komentoi sot në emisionin ‘Rreze Dielli’, në Report Tv, akuzat e hedhura ndaj dy kandidatëve të shoqërisë civile për KLGJ e KLP, një ditë më parë nga PD. Juristja deklaroi se nuk i vlerëson ajo kandidatët, por është komisioni, që sipas saj, duhet të kishte verifikuar vërtetësinë e dokumenteve të dorëzuar prej tyre.

Bëhet fjalë për dy kandidatët Altin Hazizaj, i cili u akuzua nga PD si person i dënuar dy herë për vepra penale, si dhe kandidati Alfred Balla, i cili nuk plotësonte kriterin e angazhimit në shoqërinë civile 5 vitet e fundit.

Duke mos dhënë shumë detaje mbi këto akuza, Meçe theksoi se kriteret e vendosura për të kandiduar për KLP e KLGJ nuk ishin shumë të qarta, duke u ndalur veçanërisht te vjetërsia në shoqërinë civile.

“Nuk jam unë që i vlerësoj, ka pasur një komision. Përfaqësuesit e shoqërisë civile kanë pasur vështirësi, sepse sistemi kërkon që njerëzit të vetëkandidohen. Këto njerëzit kandiduan me dokumentet që kërkoheshin, komisioni nuk kishte detyrë të verifikonte vërtetësinë e këtyre dokumenteve. Kandidatët hasën në vështirësi, sepse kriteret e vendosura, kryesisht ai i vjetërsisë, nuk përmbushej.

Kushtetuta dhe ligjet bazike nuk zbresin në detaje. Termi i shoqërisë civile është shumë i gjerë, jo vetëm organizatat. Madje dhe në arenat ndërkombëtare nuk është term shterues, pra jemi përpara një termi të papërcaktuar. Në këto organizata ka njerëz që punojnë me kohë të plotë, por edhe me kohë të pjesshme. Ata nuk punojnë, bukën e nxjerrin tjetër vend”,
tha Meçe. 

d.c./shqiptarja.com