Akuzat e PD për kokainën, Braçe
"Të flasë Basha, jo plaku i paepur"

Akuzat e PD për kokainën, Braçe<br />
TIRANË - Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Brace, ka akuzuar sot kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha se ka nxjerrë Sali Berishën për t’u marrë me çeshtjen e laboratorit të drogës dhe të akuzojë Ministrin e Jashtëm, Bushati, ndërsa vetë ai hesht.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe shprehet se akuzat e bëra nga Berisha, i kanë ardhë atij në bazë të ish-punonjësve të korruptuar të Policisë së Shtetit.

Sa i përket akuzave të bëra nga Berisha se kolumbianët e arrestuar kanë hyrë në Shqipëri me lejen e Ministrit të Jashtëm aktual Ditmir Bushati, Braçe kërkon që për këtë çështje të flasë edhe kreu i tyre Basha dhe jo siç e cilëson ai një plaku të paepur.

Kjo për vetë faktin se Basha ka qenë ish-Ministër i Brendshëm si dhe ish-Ministër i Jashtëm, dhe në këtë mënyrë ka dijeni si nga ana ligjore ashtu edhe praktike.

"Sali Berisha po sfilitet për të implikuar qeverinë me grupin e akuzuar për rrjetin e droges nga Elbasani, por Lulzim Basha po hesht. Perse e ka lënë vetem Sali Berishën në këtë betejë “per jete a vdekje”? Mbase nga se ka shume informacion? Vetëm informacion nuk ka me ai; ish- të korruptuarit e policisë së Shtetit thjeshtë e genjejnë për t’ju dukur serish të zotë. Atehere, perse e ka lene vetem Lulzim Basha luftetarin e paepur Sali Berisha?. Deklarata e Berishes se Ditmir Bushati eshte pjesë e bandës dhe në cilësinë e ministrit të Jashtëm, kishte detyrën e paisjes me viza të dy ekspertëve kolumbiane, gjë që sipas Berishës, e ka bërë, është shumë e rëndë. Duhet që Lulzim Basha të flasë për këtë. Lulzim Basha ka qenë ministër i Brendshëm dhe ministër i Jashtëm e për këto arsye Basha e njeh shumë mirë këtë çeshtje, qoftë nga ana ligjore, qoftë dhe nga ana praktike, konsullore. Une mezi po e pres që Lulzim Basha të artikulojë këtë akuzë, të konfirmojë Sali Berishën dhe të kërkojë doreheqjen e ministrit të Jashtëm Bushati”. shprehet Braçe

Më heret, ish- kryeministri, Sali Berisha, u shpreh në statusin e tij Facebook se “Kolumbianët e Hakmarrjes për Drejtesi në Xibrakë, erdhen nën kujdesin e neo-bllokmenit, Ditmir Bushati.”

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!