Akuzat e PD për manipulom të
votuesve, Dako: Tentativë përbaltje

Akuzat e PD për manipulom të<br />votuesve, Dako: Tentativë përbaltje
DURRËS- Kandidati i së majtës për Bashkinë e Durrësit, Vangjush Dako ka reaguar pas deklaratës së Edmond Spahos, i cili e akuzonte për një tentativë për të deformuar rezultatin e zgjedhjeve në këtë bashki duke rritur numrin e votuesve, përmes rregjistrimeve të reja në këtë Bashki.
 
Këto akuza Vangjush Dako përmes rrjetit social “Facebook” i cilëson si një tentativë për përbaltje mbi fushatën e tij dhe të Aleancës për Shqipërinë Europiane dhe për bashkinë e Durrësit.
 
“Me keqardhje jam njohur sot me deklaratën e dëshpëruar të Partisë Demokratike, e cila e zënë në panik nga humbja e pritshme në 21 qershor, tenton të hedhë baltë mbi fushatën e Aleancës për Shqipërinë Europiane dhe timen si Kryetar Bashkie në qytetin e Durrësit.”- shkruan Dako.
 
Pasi ka shtuar se distancohet nga çdo akt joligjor që synon të deformojë vullnetin e votuesve në zgjedhje, Dako u bën thirrje institucioneve përgjegjëse që nisin hetimet.
 
Gjithashtu Dako thekson se shpreson se shifrat e përmendura sot nga PD, të mos jenë rikthimi në Durrës i qindra votuesve durrsake që në vitin 2011 u detyruan nga qeveria e Sali Berishës të shpërnguleshin në Tiranë për t’i dhënë me pahir mandatin e kryebashkiakut Lulzim Bashës.
 
Nëse do të ishte ky rasti, atëherë sipas kandidatit të majtë për Durrësin do të ishte nëe tjetër provë të manipulimit zgjedhor të kryer nga Partia Demokratike në Tiranë katër vjet më parë.
 
Shtimin jo normal të numrit të banorëve në Durrës, Dako e lidh me një tjetër moment sipas tij ka pasur zëra se kur Agron Duka nisi fushatën e e lënë përgjysmë, përdori punonjësit e FSHF, të cilët kanë zgjedhur të shpërngulen duke u regjistruar si banorë të Shijakut, Rrashbullit, Sukthit dhe Durrësit.
 
“E vërteta është se kam dëgjuar edhe unë raste të spostimeve të tilla, të cilat përkonin me harkun kohor kur kandidati i vetëshpallur i Partisë Republikane filloi fushatën e lënë përgjysmë për të garuar kundër meje, duke përdorur punonjësit e Federatës së Futbollit, të cilët kanë zgjedhur të shpërngulen duke u regjistruar si banorë të Shijakut, Rrashbullit, Sukthit dhe Durrësit.”- shkruan më tej Dako.

Statusi i plotë i Vangjush Dakos në "Facebook"
Me keqardhje jam njohur sot me deklaratën e dëshpëruar të Partisë Demokratike, e cila e zënë në panik nga humbja e pritshme në 21 qershor, tenton të hedhë baltë mbi fushatën e Aleancës për Shqiperinë Europiane dhe timen si Kryetar Bashkie në qytetin e Durrësit.

Dëshiroj të distancohem plotësisht nga çdo akt joligjor që synon të deformojë vullnetin e votuesve në zgjedhje dhe i bëj thirrje çdo institucioni për të hetuar dhe gjetur përgjegjësit në rast të çdo shkelje ligjore.

Nga ana tjetër, shpresoj që shifrat e përmendura sot nga Partia Demokratike, nëse vërtetohen të sakta, të mos jene rikthimi në Durrës i qindra votuesve durrsake që në vitin 2011 u detyruan nga qeveria e Sali Berishës të shpërnguleshin në Tiranë për t’i dhënë me pahir mandatin e kryebashkiakut Lulzim Bashës. Nëse do të ishte ky rasti, atëhere do të kishim sot, plotë katër vjet më pas, nje tjetër provë të manipulimit zgjedhor të kryer nga Partia Demokratike në Tiranë katër vjet më parë.

E vërteta është se kam dëgjuar edhe une raste të spostimeve të tilla, të cilat përkonin me harkun kohor kur kandidati i vetshpallur i Partisë Repubikane filloi fushatën e lënë përgjysëm për të garuar kundër meje, duke përdorur punonjesit e Federatës së Futbollit, të cilët kanë zgjedhur të shpërngulen duke u regjistruar si banorë të Shijakut, Rrashbullit, Sukthit dhe Durrësit.

Por, duke qenë i qetë në ndërgjegjen time të pastër dhe i bindur në fitoren tonë të thellë, nuk jam prirur t’i besoj thashethemeve të zakonshme në prag të çdo fushate zgjedhore.

Duke i bërë thirrje edhe një herë të gjitha institucioneve përgjegjëse për të hetuar dhe zbardhur të vërtetën e pretendimeve të Partisë Demokratike, nënvizoj faktin se edhe vet kandidatja e opozitës që garon përballë meje për Bashkinë e Durrësit, ka përfituar nga e njëjta procedurë dhe është spostuar rishtasi në Durrës nga Tirana me pretendimin se banon këtu në shtepinë e një familjari.

Dako FB
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos