Akuzat e PD për mos pagim energjie
Kapurani: Shpifje, do i çoj në gjykatë

Akuzat e PD për mos pagim energjie<br />Kapurani: Shpifje, do i çoj në gjykatë
“Do përballem me gjykatën duke e çuar deri në fund të gjithë procesin”. Kështu deklaroi deputeti i LSI-së në zonën e Korçës, Piro Kapurani, i cili është akuzuar nga PD se nuk ka paguar energjinë elektrike në një fabrikë tullash në pronësi të tij. Para futjes në Parlament, ai deklaroi për mediat se këto janë shpifje për të cilat për ta mposhtur politikish.
 
"Përsa i përket deklaratave të PD-së, deklaratave të gënjeshtra, dua të deklaroi se nuk kamë asnjë faturë të pa paguar porsa i përket energjisë elektrike. Deklaratat e PD-së janë thjeshtë një shpifje dhe një mashtrim me qëllim politik. Përgjigja ime porsa i përket deklaratave të PD-së është se do të përballem vetëm me gjykatën duke e çuar deri në fund të gjithë procesin me qëllim që emrin tim ta shpie atje ku duhet. Këto deklarata, janë deklarata për të përballu ose për të mposhtur mua si figurë politike dhe forcën time politike. Mesazhi im është për të gjithë politikë, larg mashtrimeve dhe shpifjeve politike. Shumë shpejt unë do të marrë avokatin tim dhe do të vetë në gjykatë", deklaroi Kapurani. 

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, një ditë më parë ka dalë në një konferencë për mediat me një faturë energjie në duar, e cila sipas saj i përket deputetit biznesmen Pirro Kapurani, i njohur si pronar i një fabrike tjegullash e tullash. Sipas saj deputeti Kapurani nuk preket nga policia edhe pse ka 205 mln lekë energji të papaguar.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve