"Rama ka emëruar në krye të Partisë Socialiste në Shkodër, një bandit të njohur, një autor vrasje. Edi Rama ia ka besuar partinë socialiste në këtë zonë, Martin Cubit, i cili kur ishte kryetar komune, me 27 prill të vitit 2009, ka vrarë një shtetas. Ky person problematik, njihet nga të gjithë për aktivitetin kriminal dhe për rrezikshmërinë shoqërore që paraqet"-deklaron PD
Partia Socialiste ka sfiduar në një farë mënyre, Partinë Demokratike duke i thënë se ajo duhet të marrë shembullin e saj, ku në këtë forcë politike nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë person të inkriminuar në drejtim të saj.
"Ne emer te Partise Socialiste te Shqiperise, kryetari Edi Rama, ka kenaqesine ta ftoje Partine Demokratike dhe te gjjtha partite e tjera qe te marrin shembullin e PS, e cila ne procesin e brendshem zgjedhor ne parti do te zbatoje Ligjin e sapovotuar me konsensus per Integritetin e Figures se cdo te zgjedhuri dhe cdo punonjesi te administrates publike ose, sic ka deshire ta quaje Partia Demokratike per Dekriminalizimin. Asnje individ qe preket nga kriteret e ligjit ne fjale, nuk do te mund te zgjidhet brenda strukturave te Partise Socialiste, as drejtues i PS ne njesite vendore dhe as delegat i Kongresit te saj."-shpjegon PSPS
Ja deklaratat e plota të të dy kampeve kryesore politike në vend.
Deklarata e PD-së
Megjithë marrëveshjen e arritur për dekriminalizimin, Edi Rama po vazhdon paktin me krimin, duke inkriminuar të gjitha hapësirat që nuk i mbulon dot ligji.
Ai ka emëruar në krye të Partisë Socialiste në Shkodër, një bandit të njohur, një autor vrasje.
Edi Rama ia ka besuar partinë socialiste në këtë zonë, Martin Cubit, i cili kur ishte kryetar komune, me 27 prill të vitit 2009, ka vrarë një shtetas.
Ky person problematik, njihet nga të gjithë për aktivitetin kriminal dhe për rrezikshmërinë shoqërore që paraqet.
Kjo është një e vërtetë e hidhur, që tregon se Edi Rama nuk ndahet dot nga krimi.Pakti me krimin, është i vetmi që ka mbajtur deri tani, pasi ka shkelur çdo kontratë e çdo premtim me qytetarët e vendit.Kjo është skema që Edi Rama po aplikon me gjithë banditët dhe trafikantët e tij që dekriminalizimi do ti largojë nga postet publike.
Ata po gjejnë strehë tek partia e Ramës, për të dhënë kontributin e tyre kriminal në zgjedhjet që po vijnë.
Sfida që i bën Edi Rama dekriminalizimit, kërkesës dhe nevojës urgjente për tu ndarë nga sundimi i krimit, është e sigurtë që do të marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët, të majtë e të djathtë, pa dallim.Partia Demokratike shpreh bindjen se dhe socialistët e ndershëm do të refuzojnë me përbuzje kthimin e forcës së tyre politike në inkubator të krimit.Populli është në këmbë.
Rinia është në këmbë, nesër në orën 10 në dyert e Parlamentit.
Ja deklarata e plotë e PS-së
Pretendimi i sotem i perdaqesuesit te PD Alibeaj eshte fabrikimi i rradhes i Shqup, ne tentativen e tyre per te kriminaliziar cdokend.
Shtetasi Martin Cubi, ne cilesine e Kryetarit te Komunes Pult nuk ka qene agresori, por viktima e nje sulmi te rende fizik ndaj tij, gjate periudhes kur ushtronte detyren ne vitin 2009. Si rezultat i sulmit, Martin Cubi ka mbetur i plagosur dhe ka perdorur nje arme te regjistruar, me leje, per tu vetmbrojtur.
Qofte vendimi i gjykates ne shkallen e pare, qofte vendimi i formes se prere ne apel e kane nxjerre ish Kryetarin e Komunes te pafajshem, duke konfirmuar faktin se arma ka qene me leje dhe eshte perdorur vetem per qellime vetmbrojtese.
Per me teper, eshte e pavertete qe personi ne fjale eshte emeruar ne krye te Partise Socialiste Shkoder. Ai mban detyren e koordinatorit te PS per ish komunar e Shkodres dhe ka qene fitues ne disa zgjedhje lokale si Kryetar Komune.
Partia Demokratike, atehere ne krye te egzekutivit shqiptar, kishte te gjitha mjetet ligjore per ta shkarkuar Kryetarin e Komunes nese pretendimet e Alibeajt do kishin qene te verteta. Por Partia Demokratike edhe atehere, edhe tani, eshte e bindur per pafajesine e Martin Cubit. Thjesht sot, si pjese e strategjise per te kriminalizuar cdokend, Shqupit i duhet te shpike dhe fabrikoje fakte edhe per ish Kryetarin e Komunes.
Ne emer te Partise Socialiste te Shqiperise, kryetari Edi Rama, ka kenaqesine ta ftoje Partine Demokratike dhe te gjjtha partite e tjera qe te marrin shembullin e PS, e cila ne procesin e brendshem zgjedhor ne parti do te zbatoje Ligjin e sapovotuar me konsensus per Integritetin e Figures se cdo te zgjedhuri dhe cdo punonjesi te administrates publike ose, sic ka deshire ta quaje Partia Demokratike per Dekriminalizimin. Asnje individ qe preket nga kriteret e ligjit ne fjale, nuk do te mund te zgjidhet brenda strukturave te Partise Socialiste, as drejtues i PS ne njesite vendore dhe as delegat i Kongresit te saj.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)