Pas akuzave që deputetja demokrate Arbiola Halimi hodhi paraditen e sotme mbi mënyrën e blerjes së ilaçeve në Spitalin Rajonal të Vlorës, ka reaguar kryeministria përmes portalit Transparenca al.
Sa i përket akuzës se janë blerë ilaçe me prokurim të drejtpërdrejtë edhe pse në magazinë gjendeshin medikamente të mjaftueshme. Transparenca ,al, sqaron se Spitali Rajonal i Vlorës nuk ka patur gjendje të medikamenteve dhe për këtë arsye ka ndërhyrë me prokurim të drejtpërdrejë.
Ndërsa lidhur me akzuën e Halimit se spitali ka prokuruar ilaçe të pa pajisur me vërtetim nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, kryeministria jep këtë sqarim:
Informojmë deputeten Halimi se asnjë medikament që hyn në Republikën e Shqipërisë nuk mund të tregtohet brenda territorit pa marrë miratimin nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore dhe pa pullën përkatëse për çdo barnë, në rastin konkret pulla e dedikuar për përdorim spitalor.
Gjithashtu në reagimin e Transparenca.al hidhet poshtë pretendimi i deputetes demokrate për shkelje ligjore në tenderin e pastrimit të Spitalit psikiatrik të Vlorës.
“Procedurat për tenderin e pastrimit të Spitalit Psikiatrik të Vlorës janë kryer sipas ligjit për prokurimin publik dhe thirrja për këtë tender ka qenë e pasqyruar në faqen e zyrtare të Agjencisë së Prokurimeve Publike. Në këtë garë kanë marrë pjesë katër firma ku njëra prej tyre nuk ka paraqitur ofertë. Pas vlerësimit të dokumentacionit të firmave rezultoi se njëra prej tyre, sipas të dhënave në Qendrën Kombëtare të Licencimit, nuk e ka pastrimin si objekt të aktivitetit. Ndërsa një tjetër firmë pjesëmarrëse, jo vetëm që i mungonte eksperienca në kontrata të tilla, por nuk kishte shlyer ende detyrimet tatimore si dhe nuk zotëronte specialistët përkatës. Gjithashtu, pas shpalljes së rezultatit asnjë nga firmat pjesëmarrës ne garë nuk e ka ankimuar vendimin final. Ndërkohë që oferta fituese është 30% më e ulët se fondi që shpenzonte Ministria e Shëndetësisë për pastrimin dhe gjelbërimin e Spitalit Psikiatrik,” thuhet në reagim.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3969
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Qeveria shqiptare do mbyllë TikTok-un, Joleza Koka: Jam kundër, mund të vendosen filtra! Gëzim Tushi: Nuk duhet të kemi fobi teknologjinë
25 Dhjetor, 19:40
-
Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia
25 Dhjetor, 19:34
-
Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë
25 Dhjetor, 19:23
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'
25 Dhjetor, 18:54
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka
25 Dhjetor, 18:45
-
Të shtëna me armë 'Shotgun' në Durrës, s'ka të lënduar! Shkak sherri mes dy personave të dehur në lokal, Policia shoqëron autorin (VIDEO)
25 Dhjetor, 18:28
-
Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë
25 Dhjetor, 18:20
-
Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër
25 Dhjetor, 18:05
-
Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!
25 Dhjetor, 18:01
-
Kushtetuesja rrëzoi të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Haklaj: U çimentua marrëveshja Berisha-Rama dhe u rrëzua reforma në drejtësi
25 Dhjetor, 18:00