Pas akuzave të Partisë Demokratike për Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për procedura korruptive në tenderim,  kjo e fundit ka reaguar nëpërmjet një njoftimi duke sqaruar se i gjithë procesi i tenderimit është zhvilluar online sipas rregullave.

Sipas OSHEE kompanitë që garuan në prokurim kanë qenë vetëm dy dhe se ajo që nuk arriti të shpallej fituese kishte mangësi në dokumentacionin e saj.

”Mungesa e licensave që kërkohen për realizimin e objektit;  mungesa e autorizimeve nga prodhuesit për produkte specifike të domosdoshme për realizimin e objektit dhe mosrealizimi i punëve të ngjashme mëparë. Për të kuptuar rëndësinë dhe përfitimet që ofron ndërtimi i objektit të ri të OSHEE-së, duhet të përmendim kushtet aktuale në të cilat institucioni operon. Aktualisht kompania paguan për hapësirat me qera 33,411 euro në muaj ose 400,932 euro në vit, vlerë e cila do t’i kursehet buxhetit vjetor të OSHEE-së me ndërtimin e objektit të ri”, sqaron OSHEE.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)