Akuzat e PD-së për aferën e OSHEE
Rakip Suli:S'kam asnjë aktivitet privat

Akuzat e PD-së për aferën e OSHEE<br />Rakip Suli:S'kam asnjë aktivitet privat
TIRANE - Deputeti i Partisë Socialiste, Rakip Suli reagoi pas akuzave te Partisë Demokratike se i ka dhene me qera OSHEE-se godinen e biznesit te tij "Aurora Grup". Permes nje statusi ne rrjetin social Facebook, Suli thote se nga koha e marrjes së mandatit të deputetit ai nuk disponon asnjë përqindje në kompaninë që më parë kishte të tijën.

Suli ka theksuar se, kompania që dikur ai dispononte kishte kontrata qeraje me OSHEE-ne edhe gjatë kohës kur PD-ja ishte në pushtet, madje qeraja kishte dyfishin e vlerës që OSHEE i ka dhënë sot kompanisë. So OSHEE paguan vetëm prej 3.5 euro / meter katror në muaj, "qeraja më minimale në praktikat e qerasë dhe si vlerë mujore është dyfish më e ulët sesa vlera e veshjes luksoze e zyrtares së PD e cila lexoi akuzat spekulluese ndaj meje" - thekson deputeti socialist.
 
Ai ka ftuar drejtuesit e Partisë Demokratike që të verifikojnë faktet përpara se të flasin.
 
Ja deklarata e tij
Lidhur me akuzat që Partia Demokratike më ka adresuar sqaroj publikun se:

Së pari, në zbatim të ligjit dhe Kushtetutës, unë Rakip Suli, përpara se të zgjidhesha deputet, në vitin 2013, kam bërë ndarjen e mandatit tim parlamentar me biznesin privat që kam pasur. Prej atëherë unë nuk kam aksione dhe nuk zhvilloj biznes privat, pra nuk kam asnjë konflikt ligjor me aktivitetin privat që zhvillon biznesi të cilin citon deklarata e PD.

Së dyti, në respekt të publikut dhe të së vertetës, sqaroj se biznesi që unë kam drejtuar përpara vitit 2013, (Aurora Group), ka pasur kontratë qeraje edhe gjatë viteve të qeverisjes së PD (kopja bashkëngjitur) dhe madje me qera dyfish më të lartë sesa kontrata e fundit e cituar në akuzën spekulative të bërë nga PD.
Së treti, për transparencë publike sqaroj se ne dijeninë time, qeraja që kompania “Aurora Group” ka marrë në kontratë me OSHEE është 3.5 euro / meter katrorë në muaj, qeraja më minimale në praktikat e qerasë dhe si vlerë mujore është dyfish më e ulët sesa vlera e veshjes luksoze e zyrtares së PD e cila lexoi akuzat spekulluese ndaj meje.

Së fundi, në respekt të publikut dhe integritetit parlamentar ftoj kolegët e Partisë Demokratike që përpara se të akuzojnë le të verifikojnë faktet dhe le të ushtrojë çdo instrument ligjor që ka në dispozicion për të mos lejuar të bjerë pre e informacioneve të pasakta, spekullative dhe denigruese ndaj një kolegu vetëm për shkak të pikëpamjeve të ndryshme politike. Unë si deputet shprehem i gatshëm ti ofroj çdo kolegu në parlament, përfshirë atyre të opozitës, çdo dokument zyrtar që vërteton deklaratën time të mësipërme, siç kërkoj nga opozita të tregojë të njëjtën sens përgjegjësie si në rastin tim ashtu edhe në raste të tjera të ngjashme.

Me respekt, Rakip SULI

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit