Akuzat e PD-së për "Trimed"
Qeveria: Në treg nga 2004-a

Akuzat e PD-së për Qeveria: Në treg nga 2004-a">
Partia Demokratike akuzoi këtë të premte Ministrinë e Shëndetësisë se prej dy vitesh po shpall fituese të tenderave të ilaçeve kompaninë "Trimed". Sekretarja për marrëdhëniet me publikun në PD Grida Duma teksa publikoi disa dokumente të cilat sipas saj janë "pirgu i tenderave" të Beqajt për Vilma Nushin tha se shuma e përfituar nga kjo kompani është mbi 2 milionë e njëqind mijë euro.
 
Pas akuzave të PD-së ka reaguar qeveria nëpërmjet portalit Transparenca.al ku ka sqaruar se që prej vitit 2004, vit në të cilin është themeluar, kompania “Trimed” ka operuar në fushën farmaceutike me barna për përdorim farmaceutik dhe barna spitalore, si dhe është aktive në fushën e produkteve ortopedike, dentare dhe materialeve laboratorike.
 
Më tej në njoftimin online të Transparenca.al thuhet se “Trimed” përfaqëson 19 kompani të njohura multinacionale.
 
Ja reagimi i plotë i Transparenca.al

 
Që prej vitit 2004, vit në të cilin është themeluar, kompania “Trimed” ka operuar në fushën farmaceutike me barna për përdorim farmaceutik dhe barna spitalore, si dhe është aktive në fushën e produkteve ortopedike, dentare dhe materialeve laboratorike. “Trimed” përfaqëson 19 kompani të njohura multinacionale si AstraZeneca, Boheringer Ingelheim, Stada Group, Dompe, Bayer Diabetes, Biomet, FL Medical, etj.

Sipas fotografisë së publikuar në daljen publike të zyrtares së PD-së, dallohet qartësisht se tek vlerat financiare të paraqitura është shtuar edhe vlera e TVSH-së prej 20%, kur dihet botërisht se barnat janë aktualisht të përjashtuara nga TVSH. Kjo është bërë qëllimisht për të rritur artificialisht vlerën financiare të përfituar nga kompania “Trimed”.
Vlerat reale të tenderave të përfituar në vite nga Trimed janë:

Viti     Vlera në lekë
2010    46,640,267
2011    50,097,620
2012    74,373,330
2013    46,803,888
2014    76,702,991
2015    66,885,929

Për sa i përket procedurave me negocim, pa shpallje të kryera nga Ministria e Shëndetësisë në vitin 2015, sqarojmë se janë kryer dy herë, për periudhat maj – qershor dhe shtator – tetor, për blerje të barnave për nevoja emergjente të spitaleve ndarë në 42 lote/barna në total. Kompania “Trimed” rezulton fituese vetëm në 4 lote.
Gjithashtu, për vitin 2013 janë blerë medikamente për QSUT për nevoja emergjente me negocim 329 lote/barna, nga të cilat kompania “Trimed” ka fituar 9 lote/barna. Ndërsa për vitin 2014 janë blerë barna për nevoja emergjente të disa spitaleve për periudhën e fund vitit, të ndara në 159 lote/228 barna. Kompania “Trimed” ka qenë fituese vetëm për 16 barna.

Më poshtë paraqitet pjesëmarrja e kompanisë “Trimed” në procedurat me negocim të Ministrisë së Shëndetësisë për tre vitet e fundit:

Viti        Barna   Vlera e përfituar në lekë
2013        9        10,395,690
2014        16      4,027,004
2015        4       10,746,973
 
Bazuar në shifrat e mësipërme, rezulton se kompania “Trimed” ka përfituar këto dy vite si fituese në tendera gjysmën e vlerës të cilën pretendon Partia Demokratike. Gjithashtu, siç edhe tabelat tregojnë, fondet e marra me negocim pa shpallje të kryera nga Ministria e Shëndetësisë janë dhjetëra herë më të vogla se vlerat e përftuara në tendera.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 
 
 
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kuvendi në flakë, Asllan Dogjani në 'Frontline Interview': Kushtetuta amerikane parashikon që qytetarët të marrin armët kur shteti punon kundër tyre

Kuvendi në flakë, Asllan Dogjani në 'Frontline Interview': Kushtetuta amerikane parashikon që qytetarët të marrin armët kur shteti punon kundër tyre