Akuzat e PD-së Durrës, reagon bashkia: Xhaferraj bëri politikë me tërmetin! Për pallatin e dëmtuar janë ndërmarrë të gjitha procedurat ligjore

Akuzat e PD-së Durrës, reagon bashkia: Xhaferraj bëri politikë me tërmetin! Për pallatin e dëmtuar janë ndërmarrë të gjitha procedurat ligjore

1609433299_bashkiaedurresit.jpg

Pas akuzave lidhur me banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 nga kreu i PD-së Durrës Ferdinand Xhaferraj ka ardhur reagimi i bashkisë të këtij qyteti. Përmes një deklarate bashkia shprehet se Xhaferraj bëri politikë me një çështje si tërmeti duke e konsideruar shpifje.

Bashkia thotë se për pallatin ku ishte Xhaferraj ditën e sotme janë ndërmarrë të gjitha procedurat ligjore të nevojshme që i hapin rrugë konstruksionit të këtij objekti. Sipas saj, pallati me me tre seksione ka një akt konstatimi të kryer nga ekspertë në fillim të vitit 2020 dhe ku përcaktohet me DS3 shkalla e dëmtimit të këtij objekti. Më pas bashkia e Durrësit ka kërkuar ekspertizë të thelluar nga Instituti i Ndërtimit në Tiranë i cili ka përcaktuar që ky pallat duhet të riforcohet.

Deklarata e plotë e Bashkisë së Durrësit:

Kreu i PD Durrës Ferdinand Xhaferraj në daljen e sotme publike ka vijuar të hedhë shpifje dhe baltë ashtu sic bën gjithmonë. Por personazhi Xhaferraj këtë herë ka shkuar edhe më tej në shoën e tij politik, ai ka bërë politikë me fatkeqësinë e tërmetit. Natyrisht të gjithë e dinë që Xhaferraj i cili është bërë per tju qare halli atij vete nuk mund ti qaje hallin banoreve por per fat te keq ai ka shfrytezuar shqetesimin e banoreve per te bere politike duke shpifur si zakonisht. Bashkia e Durresit kerkon te sqaroje opinionin publik e vecanerisht banoret e pallatit te demtuar ku ka qene Xhaferraj se jane ndermarre te gjitha procedurat ligjore te nevojshme qe i hapin rruge rikonstruksionit te atij objekti. Pallati me tre seksione ku Xhaferraj "i qante hallin" banoreve ka nje akt konstatimi te kryer nga eksperte ne fillim te vitit 2020 dhe ku percaktohet me DS3 shkalla e demtimit te ketij objekti. Me pas bashkia e Durresit ka kerkuar ekspertize te thelluar nga Instituti i Ndertimit ne Tirane i cili ka percaktuar qe ky pallat duhet te riforcohet. Ne zbatim te rekomandimeve te ketij Instituti bashkia e Durresit e ka futur objektin ne listen e 103 pallateve DS4 qe do tu kryhet projekti i perforcimit. Eshte shpallur firma fituese qe do te kryeje projektin e riforcimit te struktures se ketij pallati si dhe projektin e rikonstruksionit te muratures se tij. Menjehere pas hartimit projekti do te paraqitet ne Institutin e Ndertimit per tu miratuar e me pas do te filloje puna per rikonstruksionin total te ketij pallati qe do te kryhet nga shteti.

Te gjitha procedurat jane transparente dhe u jane komunikuar drejperdrejt banoreve nga vete kryebashkiakja e Durresit Emiriana Sako qe e ka vizituar objektin ne fjale pikerisht per te sqaruar banoret dhe per ti garantuar ata se pallati i tyre do te riforcohet dhe riparohet teresisht. Banoret e ketij objekti kane marre grantin e rikonstruksionit si dhe trajtohen me bonus qeraje te cilin do te vazhdojne ta marrin derisa te hyjne ne apartamentet e tyre te rikonstruktuara. Natyrisht procedurat per te riparuar pallatet qe kerkojne perforcim si rasti konkret kerkojne kohe pasi nevojiten projekte te detajuara riforcimi per te garantuar sigurine e shtepise se ketyre banoreve. Xhaferraj manipulon situaten per te baltosur e shpifur duke shfrytezuar padurimin e banoreve qe kerkojne te hyjne sa me shpejt ne shtepite e tyre. Bashkia e Durresit siguron banoret e ketij pallati dhe te gjithe qytetaret e Durresit se ata nuk jane dhe nuk do te jene kurre vetem dhe se bashkia e Durresit ka punuar dhe vijon te punoje me intensitet me ndihmen maksimale te qeverise shqiptare qe procesi i rindertimit te ece me ritme te larta ne menyre qe banoret te rikthehen sa me shpejt ne shtepite e tyre qe padyshim do te jene me te bukura dhe me te sigurta se me pare. Sa per Xhaferraj pervec keqardhjes per situaten ku eshte katandisur ai dhe opozita ne Durres qe ai drejton nuk mund te thuhet gje tjeter. Tashme te gjithe qytetaret e Durresit e kane te qarte se Xhaferraj e PD merren me llafe, shpifje e balte, ndersa bashkia e Durresit vazhdon punen ne sherbim te qytetit e qytetareve.


Lajmi kryesor:

PD me familjet e prekura nga tërmeti në Durrës: Banorët jetojnë ende në pallate të dëmtuara! Bashkia: Për pallatin e dëmtuar janë ndërmarrë të gjitha proceset ligjore


E.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja