Akuza e PD-së për tenderin e ushqimit/ Xhaçka: Regjisorët e pashpresë të Babales! Procedura sipas ligjit, e bëri Basha në 2010 (VIDEO)

TIRANË- Pas kallëzimit të PD-së për tenderin e ushqimit dhe masave mbrojtëse të bërë nga ministrja e mbrojtjes, Olta Xhaçka i ka cilësuar si sajesë të regjisorëve të Babales, ndërsa i ka kujtuar kreut të opozitës, Lulzim Basha se këtë procedurë prokurimi, ai e ka përdorur vetë në vitin 2010. Në lidhje me akuzat për tenderin ministrja e mbrojtjes ka shpjeguar se janë ndjekur procedurat sipas vendimit të qeverisë që ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë.

"Sot në mes të një lufte dhe përballë një armiku që po na rrezikon të gjithëve, ka njerëz, si këta regjizorët e "Babales" që kanë luksin të merren me inskenime të ulëta me qëllimin e vetëm përhapjen e panikut dhe hedhjen baltë mbi një operacion humanitar, që ndodh 24 në 24, që nga dita e parë e emergjencës, i paprecedentë për ne e për vende më të zhvilluara nga ne, i cili po u vjen në ndihmë mbi 600.000 familjeve e qytetarëve në nevojë nëçdo cep të Shqipërisë.  Fakti që këto akuza të pavërteta vijnë ekzaktësisht në këtë kohë e bëjnë edhe më të turpshme këtë sjellje të ulët të këtyre opozitarëve të pashpresë", tha Xhaçka.

Ndaj kreut të opozitës, Xhacka ka pasur dhe një përgjigje direkte duke i kujtuar se një prokurorim të tillë ai vetë e ka bërë në vitin 2010 kur ka qenë ministër, teksa ftoi opozitën që të lërë politikën, por të referojë çështjen në organet gjyqësore, e bindur se do të dalë se e gjitha është një akuzë e pabazë.

"Inkurajoj opozitën të mos bëjë politikë, por ta referojëçështjen sa më shpejt tek organet e drejtësisë që të sqarohet sa më shpejt duke dalë e vërteta siç ka dalë me çdo gjë të inskenuar nga regjizorët e "Babales. Në rast se e ka harruar, i kujtoj Lulzim Bashës se është procedurë  krejt e ligjshme dhe e njohur, e detyrueshme në rrethana emergjence dhe e përdorur edhe nga ai vetë, dikur ministër në raste emergjencash shumë herë më të vogla dhe të lokalizuara se kjo siç ishte përmbytja e asaj kohe. Pra, nuk është pritur as javë e as muaj, por është bërë të nesërmen e shpalljes së gjendjes së fakteqësisë siç e do edhe logjika e këtyre procedurave urgjente dhe ishte kjo punë pa orar dhe këto procedura në përputhje me ligjin pa humbur kohë tëçmuar që bënë të mundur furzimin pa ndërprerje të operacionit të ndihmës", shtoi Xhaçka

E në rast se s'do ishte bërë ky prokurorim, Xhacka tha se do të rrezikohej jeta dhe shëndeti i ushtarakëve në shërbim dhe atyre do t'i mungonte dhe ushqimi. Ajo ka ftuar opozitën që t'u bashkohen për t'i ndihmuar në operacionet humanitare të nisura nga Ministria e Mbrojtjes në këtë situatë të koronavirusit.

"Këta që i bren meraku i madh për popullin i ftoj të heqin pizhamet, të ngrihen nga divanët, të lënë telekomandat, telefonët e fejsbukun e të vijnë të na ndihmonjë në terren, atje ku nevoja është e madhe. I pajisim ne me maska e doreza, se për shkak të asaj punës urgjente brenda 24 orëve, jo me zvarritje javësh e muajsh, por brenda 24 orëve, si në shumë pak vende, ushtarakëve dhe vullnetarëve tanë nuk u munguan asnjë ditë masat mbrojtëse. Përfytyroni të kishte munguar qoftë edhe një ditë ushqimi për nevojtarët apo masat mbrojtëse për funksionarët e shtetit ç'thagma do kishin nxjerrë nga goja "Babalet" e opozitës. Nuk dua të zgjatem më, por u garantoj qytetarëve që jemi të gjithë në krye të detyrës dhe pavarësisht llafeve të 3-4 individëve që ju i dini, nuk do e ndërpresim për asnjë çast punën.Çdo ditë edhe më të organizuar dhe strukturuar do vazhdojmë të bëjmë gjithçka mundemi, që qytetarëve në nevojë mos u mungojnë ushqimet dhe gjithë trupës së atyre që u shërbejnë mos u mungojnë masat mbrojtëse duke zbatuar ligjin në mënyrën më të rreptë dhe rigoroze", përfundoi Xhaçka.

Ishte ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj i cili akuzoi kryeministrin Rama dhe ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaça se kanë dhanë një tender 1,5 milion euro për furnizimin me ushqime të Rezervave të Shtetit, por sipas tij pa garë. Sipas PD-së, nga 35099 kompani shqiptare tenderi iu dha kompanisë filal nga Maqedonia, Eurovia duke theksuar se pak ditë para shpalljes së tenderit pa garë, kompania shtoi si objekt tregtimin e ushqimeve.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ggg: 03/04/2020 09:44

    Ok dakort qe eshte bere pa gare, une nuk e kuptoj se pse duhet te zgjidhet fitues nje kompani e huaj dhe nuk zgjidhet nje kompani vendase sepse te pakten nje pjese e lekeve mbeten ne shqiperi.... po si gjithmone nqs nuk ka korrupsion e vjedhje shteterore nuk behet fare tenderi....

    Përgjigju
  • kali: 02/04/2020 17:24

    ORE pse e ke bere tendering pa konkurim,,,,me nje oferte,,,kur mund te marrin pjese shume kompani dhe te ulet cmimi I sherbimit,,,apo futja se mos jane paret tona ,,te shtetit jane,,...hajde qeveri hajde...

    Përgjigju
    • Toni: 02/04/2020 18:18

      Kali apo gomari? Çfarl nuk kupton nga gjëndja e emergjencës,dmth nevojë e menjëhershme? Po të presim me idetë baballiste të mbarojë tenderi mbas dy-tre muajsh,gjysma e nevojtarëve do vdisnin nga uria...

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura