Akuzat e Ramës e Tahirit për Aliajn
Basha: Tipike presion mafioz

Akuzat e Ramës e Tahirit për Aliajn<br />Basha: Tipike presion mafioz
Deklaratat e Ramës dhe Tahirit për gjyqtarin që vendosi pezullimin e kryepolicit Haki Çako, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i cilëson si presion mafioz.
 
Sipas tij, ky qëndrim zbulon se kush janë urdhëruesit e megaskandalit të përgjimit.
 
Fillimisht Tahiri e pastaj Rama vazhduan si njerëz të kapur në krim të sulmojnë gjyqësorin dhe gjyqtarin që dje e lartësonin si njeriu i denjë i drejtësisë kur liroi babain e Tahirit. Tani janë hedhur përpjetë sikur i ka pickuar gjarpri, për të mbrojtur veten e tyre përballë megaskandalit të përgjimeve”, shkruan Basha në Facebook.
 
Sipas Bashës, Rama e Tahiri janë në panik nga ajo që mund të zbulojë hetimi.
 
Basha vijon se largimi i menjëhershëm i Saimir Tahirit nga detyra është parakusht për zbardhjen e plotë dhe te pandikuar të krimit shtetëror të përgjimit të paligjshëm e të cenimit të sigurisë kombëtare.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Horoskopi për sot, ditë e mirë për disa shenja në fushën profesionale dhe të ndjenjave! Ja ku duhet të tregoni kujdes

Horoskopi për sot, ditë e mirë për disa shenja në fushën profesionale dhe të ndjenjave! Ja ku duhet të tregoni kujdes