Akuzat e Selamit,Gjana:Disa degë
probleme, numërimi në mesnatë

Akuzat e Selamit,Gjana:Disa degë<br />probleme, numërimi në mesnatë
Kryetari i komisionit zgjedhor, Jemin Gjana ka reaguar pas akuzave të kandidatit për kryetar të PD, Eduard Selami duke pranuar se ka pasur probleme me procesin e votimit në disa degë të PD.

'Vendvotime në zyrën e kryetarëve'
Ai shtoi se ka pasur raste kur vendvotimet janë ngritur në zyrën e kryetarit, por ka ndërhyrë komisioni i votimit dhe është gjetur një vend tjetër për të votuar. 

"Vendvotimet kanë qenë të vendosura në zyrat e kryetarit të partisë në disa degë, por ne kemi ndërhyrë dhe kemi dhënë porosi që ato të hiqen për t’u vendosur në një vend tjetër.
 
Brenda vendvotimeve të pranishëm janë anëtarët e partisë që votojnë dhe komisionerët, askush tjetër
", u shpreh Gjana.
 
Duke iu referuar akuzave të Selamit se disa anëtarë nuk janë lejuar të votojnë, Gjana tha se nuk ka pasur asnjë ankimim për emrin në listën e votuesve. Ai shtoi gjithashtu se nuk ka pasur incidente. "S'ka pasur probleme dhe incidente. Deri tani vlerësojmë se kemi të bëjmë me një proces të rregullt dhe korrekt". 

Sa i takon pjesëmarrjes, Gjana tha se numri i votuesve është i njëjtë në krahasim me 2013-ën kur kandidonin Sokol Olldashi dhe Lulzim Basha. 

"Deri në orën 16:30, jemi në të njëjtët parametra si në vitin 2013, 41-42 mijë pjesëmarrës në votime"

Jemin Gjana: Numërimi nis rreth mesnatës
Kryetari i komisionit zgjedhor në PD, Jemin Gjana u shpreh gjatë deklaratës për mediat se numërimi i votave për kryetarin e ri të PD, do nisë rreth mesnatës. 

“Presim mbylljen dhe fillimin tërheqjes së materialeve nga qendrat e votimit. Rreth mesnatës do të nisë procesi i numërimit në prani të kandidatëve, përfaqësuesve të PD e të kujtdo tjetër që është i interesuar”, u shpreh Gjana. 

Edhe më herët, Gjana pat deklaruar se votimi në selinë e PD do nisë në oprët e vona të së shtunës, pasi në seli të ketë mbërritur kutia e fundit nga 68 degët e PD në rrethe. 

Selami denoncon shkeljet: Presione votuesve
Kandidati për kryetar të PD, Eduard Selami denoncoi sot shkeljet sipas tij, në disa qendra votimi në degët lokale. 

Ai tha ka kryetarë dege të cilët po iu bëjnë presion votuesve që të votohet për Lulzim Bashën. 

Dua të falënderoj të gjithë ata që kanë votuar në këto zgjedhje historike për të ardhmen dhe për rrugën që do të marrë PD, e cila është në krizën e saj më të madhe në 27 vite. Dua të falënderoj edhe përfaqësuesit e mi, se nuk është e lehtë të jesh përfaqësuesi i Selamit në këto zgjedhje. Kujtoj që gara nuk është e barabartë. Ka patur ndërhyrje të disa kryetarëve të degëve, jo të gjihë. Kanë ndërhyrë, dhe u kanë kërkuar anëtarëve të votojnë Bashën, dhe kjo është e gabuar. Fotografia e Bashës është e vendosur në qendrat e votimit, dhe unë kam kërkuar që edhe kjo të mos jetë. Kjo është një shkelje e neutralitetit. Po kështu ka patur raste të mungesës së emrit në listë të disa anëtarëve”, u shpreh Selami. 

Ai ngriti shqetësimin edhe për fazën tjetër të procesit, atë të administrimit të kutive të votimit. Selami përsëriti se numërimi duhej të kryhej në degët përkatëse dhe jo të silleshin të gjitha kutitë në Tiranë. 

“Megjithëse, ky është një proces i paplotë, është ende në vazhdim, s’dua të paragjykoj, është shpejt të nxjerr një konkluzion përfundimtar dhe ka një moment të rëndësishëm siç është mbyllja e votimit dhe transportimi i QV-ve në qendër. 

Unë jam shprehur dhe do ishte mirë që numërimi të bëhej nëpër degët e PD në rrethe”
, tha ai.  

I pyetur nëse do t’i njohë zgjedhjet pas denoncimeve, Selami tha se vendimi përfundimtar do merret pas mbylljes së procesit. 

Selami iu përgjigj edhe kritikave të Patozit, duke deklaruar se bojkoti nuk është zgjidhje. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë