Akuzat e SPAK: Meta dhe Kryemadhi ndërhynë për një kontratë interkoneksioni te një kompani private celulare! Kryemadhi ka marrë përsipër edhe ndryshimin e një ligji në Kuvendin e Shqipërisë

Akuzat e SPAK: Meta dhe Kryemadhi ndërhynë për një kontratë interkoneksioni te një kompani private celulare! Kryemadhi ka marrë përsipër edhe ndryshimin e një ligji në Kuvendin e Shqipërisë

SPAK thotë se: Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Ilir Meta në sajë të funksionit të tij si Kryetar i Kuvendit dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi si deputete e Kuvendit, në vitin 2014 kanë përdorur influencën e tyre duke ndikuar tek drejtuesit e institucioneve të ndryshme shtetërore si dhe tek drejtuesit e kompanive të telefonive celulare, me qëllim futjen në tregun e fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjeksionit midis kompanisë  “U… C… INC” dhe një kompanie private telefonike celulare.

Si rezultat i kësaj influence të paligjshme subjektet në hetimIlir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë përfituar pjesën e tyre në përqindje nga fitimi i kompanisë, dhe janë pajisur me karta krediti nga administratori i shoqërisë. Shpenzimet e kryera nëpërmjet këtyre kartave, nuk janë deklaruar në deklaratat periodike të pasurive nga të hetuarit.

Personi nën hetim Pirro Xhixho, duke shfrytëzuar autoritetin e tij si Kryetari i AKEP, i zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë me propozimin e subjektit politik “Lëvizja Socialiste Për Integrim” (LSI), në zbatimi të porosive të marra nga subjektet  Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, jo vetëm ka ndikuar tek drejtuesit e kompanisë telefonike celulare për finalizmin e marrëveshjes por nga ana tjetër, ka lejuar kompaninë private të ushtrojë aktivitetin e saj në shkelje të ligjit të AKEP. Për këto arsye, personat nën hetim Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi ka dyshime se kanë konsumuar veprën penale të “Korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve”, në bashkëpunim, të ndihmuar edhe nga personi tjetër nën hetim Pirro Xhixho, i cili akuzohet për të njëjtën vepër penale.

SPAK thotë se "Gjatë hetimit ka rezultuar gjithashtu se çifti Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, kanë hyrë në marëdhënie korruptive me biznesmenin S.M., duke përfituar përkohësisht një vilë si shpërblim për influencën e paligjshme që ata ushtronin ndaj funksionarëve publikë të emëruar nga LSI, në interes të aktiviteteve ekonomike të bizmesmenit në fjalë. Personi nën hetim Monika Kryemadhi, me porosi të biznesmenit në fjalë, ka marrë përsipër edhe ndryshimin e një ligji në Kuvendin e Shqipërisë (ligj i cili u ndryshua sipas kërkesës së biznesmenit S.M.)."


Lajmi kryesor:

SPAK për arrestimin e Metës: Ndikoi si ministër për lidhjen e kontratës CEZ-DIA, mori para nga Kastriot Ismailaj! S’deklaroi 463 mijë dollarë $ nga lobimi në SHBA/ DOKUMENTI


SI.E./xy/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë