Akuzat e Tahirit për gjyakatën,
Berisha:Çojeni ne psikiatri skizofrenin

Akuzat e Tahirit për gjyakatën,<br />Berisha:Çojeni ne psikiatri skizofrenin
Çojeni ne psikiatri skizofrenin!”.Kjo ka qenë deklarata e bërë nga ish-kryeministri i vendit Sali Berisha në një postim në rrjetin social Facebook ndaj Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri pas deklaratës së tij ku akuzoi Gjykatën e Tiranës për manipulim të shortit të gjyqtarit që duhej të merrte vendimin për drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shteteit Haki Çako.
 
Në postimin në Facebook, Berisha thotë se, Tahiri ka dhunuar kushtetutën dhe se ai ka keqshfrytëzuar shtetin për krimin e shëmtuar të përgjimit antikushtetues dhe antiligjor të presidentit, kreut të opozitës, krerëve të institucioneve, diplomatëve, gazetarëve etj.
Ai i ka bërë thirrje parlamentit, presidentit e prokurorisë që t’a shtrojnë në psikiatri Tahirin.

Ja statusi i plotë në Faceboook i Sali Berishës
 Çojeni ne psikiatri skizofrenin, qe si nje paranojak i pa mjekuar, si biri i te atit xhelat kercenon, duke dhunuar kushtetuten, gjykatesin dhe e quan ate vrases sepse ne zbatim pezulloi mercenarin e tij Çako, te cilin Edvin Shullazi si neo-bllokmen ne stilin e eterve te tij, manjak i metodave te sigurimit te shtetit e keqshfrytezoi per te realizuar krimin e shemtuar te pergjimit antikushtetues dhe antiligjor te presidentit te Republikes, te kryetarit te opozites, krereve te institucioneve shteterore, deputeteve, te te gjithe spektrit, diplomateve te huaj, gazetareve, analisteve, artisteve deri dhe qindra qytetareve te thjeshte.
I bej thirrje Parlamenit, Presidentit dhe prokurorise se Shtetit ta nisin me detyrim ne spitalin e psikiatrise skizofrenin paranojak qe perpiqet te fshehe me akcese skizoide, krimin e tij te shemtuar e antikushtetues! sb
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi