Akuzat e teknikes së PD, DAP hetim
disiplinor për sekretarin e MAS

Akuzat e teknikes së PD, DAP hetim<br />disiplinor për sekretarin e MAS
Drejtoria e Administratës Publike (DAP) ka vendosur nisjen e hetimit disiplinor ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit dhe të Sportit, Plarent Ndreca.
 
Vendimi i DAP erdhi disa javë pas denoncimeve dhe kallëzimeve të vetë ministres teknike të PD të emëruar në krye të ministrisë së Arsimit, Mirela Karabina.
 
Përplasjet mes ministres dhe sekretarit arritën kulmin në fundin e muajit Qershor, ndërsa Karabina kërkoi largimin e tij nga detyra dhe ndjekjen penale, por DAP nuk e pranoi kërkesën duke vendosur që të rikthehet në punë.
 
Në datë 31 Korrik është vendosur nisja e hetimit disiplinor, ndërsa Ndreca ka afat deri në datë 7 Gusht për të paraqitur pretendimet për të cilat akuzohet, pasi në datë 23 Gusht do të jetë seanca dëgjimore. 

Karabina dhe Ndreca janë përplasur për pagesat e aparatit të MAS, emërimet, shkarkimet dhe çështje të tjera brenda institucionit të arsimit.
 
Por, Komisioneri për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil rrëzoi pretendimet e Ministres së Arsimit Mirela Karabina për parregullsitë e sekretarit të MAS Plarent Ndreca.
 
Pas sagës së përplasjeve, në datë 14 Korrik Njësia Anti-korrupsion e Kryeministrisë me urdhër të Ramës nisI një kontroll të imtësishëm në Ministrinë e Arsimit, të drejtuar nga teknikja e PD, Mirala Karabina.
dokument
dokument


Vendimi i DAP per nisjen e hetimit disiplinor

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie