Pas akuzave të botuara në portalet dhe mediat opozitare zbardhet vendimi që zv.Ministri Ilir Marko është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë me 4 vite burg për akuzën e trafikimit të mjeteve motorrike.
Ky vendim i marrë më 16 shkurt 2006 rezulton se është lënë në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit në shtator po të njëjtit vit.
Një vit më pas në Gjykatë të Lartë Marko do të bënte rekurs nga ku është vendosur prishja e dënimit dhe rikthimi i procesit për rigjykim në shkallë të parë me një tjetër trup gjykuese.
Me rinisjen nga e para të këtij gjykimi ka qenë prokuroria e Tiranës e cila është tërhequr nga akuza për Ilir Markon duke bërë që kjo akuzë të pushohet dhe ndaj tij mos ketë në fuqi një dënim të formës së prerë.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com