Akuzat FRESSH-LRI, Mehmetaj:
S’keni paguar as faturat e 2016

Akuzat FRESSH-LRI, Mehmetaj:<br />S’keni paguar as faturat e 2016
Pas deklaratave të FRESSH-it në lidhje organizimin e kampit veror me të rinjtë e Internacionales Socialiste që do të marrin pjesë në Jalë ka reaguar edhe LRI.  

Kejdi Mehmetaj thekson se LRI e ka ftuar të marrë pjesë FRESSH-in në këtë organizim dhe shton se nuk ka asnjë rol organizativ, ndërsa thotë se nuk ka paguar as detyrimet financiare të vitit të kaluar të Kogresit te Internacionales.

Kejdi Mehmetaj lëshon akuza të forta në drejtim të FRESSH-it, pasi shprehet se vodhën zgjedhjet dhe tani kanë kërcënuar të rinjtë e Internacionales Socialiste se nëse nuk vendoset logoja e FRESSH-it në Jalë do u anulohen vizat.

Gjithçka nisi nga deklarata e Luan Ramës, që u shpreh për kampingun e Jalës si një organizim mes IUSY-t dhe LRI-së, pa përmendur FRESSH-in.

 Por FRESSH përmes një deklarate thotë se kampingu këtë vit nuk organizohet nga LRI, por nga të rinjtë e Internacionales Socialiste.

Internacionalja e të Rinjve Socialistë (IUSY) në letrën e shpërndarë shkruan se eventi në Shqipëri mbahet nga LRI dhe mbështetet nga FRESSH dhe Partia Europiane Socialiste.

Deklarata e plotë
Jam ndjerë thellësisht e zhgënjyer nga deklarata që FRESSH dhe PS kanë shpërndarë për mediat përpara pak orësh. Jam ndjerë e zhgënjyer, pasi kanë gënjyer në mënyrë të paturp duke përdorur pa autorizim emrat e Presidentit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të IUSY-t dhe kanë gënjyer mbi një marrëveshje që nuk ka ekzistuar kurrë. Por e vërteta është gjithmonë një dhe e pakundërshtueshme. Sidomos kur shoqërohet me fakte që nxjerrin në pah këtë gënjeshtër të orkestruar pa shije.
 
Disa muaj më parë LRI dhe IUSY-Internacionalja e të Rinjve Socialistë (në të cilën unë mbaj postin e Zv.Presidentes) kanë nënshkruar një marrëveshje së bashku, për të zhvilluar në kampin e LRI në Jalë Festivalin Botëror të IUSY-t. Nga ai moment dhe deri në përfundim të zgjedhjeve FRESSH nuk ka patur asnjë rol organizativ mbi zhvillimin e këtij festivali. Ne (LRI) si të rinj dhe me dëshirën për të bashkëpunuar i ftuam të bëheshin pjesë e grupeve të punës për realizimin e kampit (dashamirësi nga ana jonë dhe pa patur asnjë lloj kontrate). Në përfundim të procesit zgjedhor, pasi manipuluan zgjedhjet dhe ushtruan presion mbi qytetarët shqiptarë, Rilindasit menduan se mund të bënin të njëjtën gjë edhe me të rinjtë e IUSY-t duke i vendosur ata disa herë në pozitë të vështirë.
 
Me mendësinë arrogante me të cilën edhe kanë qeverisur, arritën deri në pikën e kërcënimit me refuzim të vizave, nëse gjatë zhvillimit të kampit nuk do të vendosej logoja e FRESSh. Tentativë kjo tërësisht e pavlerë, pasi askush nuk mund të keqpërdorë procedurat standarte të Ministrisë së Jashtme.
Sërish, duke marrë parasysh se jemi të rinj dhe me njëri-tjetrin duhet të zhvillojmë ndjenja bashkëpunimi dhe jo armiqësie, IUSY së bashku me LRI vendosën ta përfshijnë FRESSh si organizatë mbështetëse të aktivitetit kundrejt përmbushjes së disa detyrimeve bazike (sërish theksoj pa asnjë kontratë). Dhe sot, tre ditë përpara zhvillimit të kampit, FRESSh shpërndan një deklaratë tejet të pakuptimtë për mua, duke nxitur dhe reagimin ti them të gjitha këto. Megjithatë, meqënëse tashmë kjo situatë u bë e njohur për publikun, po i rikujtoj FRESSh se nuk kanë pagur ende detyrimin financiar të Kongresit të IUSY-t që organizuam bashkarisht në shkurt të 2016. Gjithashtu, dua ti kujtoj se haku i punës merret pasi e ke kryer dhe se nuk mund të kërkosh merita nëse nuk je i zoti të punosh.
 
Në fund, dua ti sjell në vëmendje FRESSh-it se të bëhesh një kopje e shëmtuar e politikës së mashtrimit nuk është vlerë, përkundrazi të bën të padëshirueshëm. Të përdoresh në mënyrë të ulët nga partia për të hedhur shashka zhurme në media nuk të bën të rëndësishëm, përkundrazi të deformon karakterin.
Më vjen keq që edhe njëherë të vetme që FRESSh prodhoi lajm, ky qe i pavërtetë. Shpresoj dhe uroj që delegacioni i tyre në kampin e IUSY-t të vijë në Jalë me mendje dhe zemër pozitive. Shpresoj dhe uroj gjithashtu, që të cojnë deri në fund detyrimet e tyre. Sic e kemi tashmë traditë, të cilën sado të përpiqen nuk na i mohojnë dot, ne do i mirëpresim ata dhe qindra të rinj të tjerë nga e gjithë bota në një kamp që do të jetë i paharrueshëm nga momentet fantastike që do të krijohen.
 

 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin