Akuzat në 2004, Dol, nën
hetime për 16 mln euro

Zhozef Dol, 64 vjeç, nga Strasburgu (Francë), ishte fermer dhe aktivist bujqësor. Ai hyri në politikë që në moshën 35-vjeçare dhe më pas arriti të jetë edhe kryebashkiak i qytezës më 1000 banorë në vendlindje. Prej vitit 1976 ishte përfaqësues i fermerëve të rinj në nivel europian dhe në 1997, në kulmin e krizës së "lopës së çmendur", ai u zgjodh kryetar i Federatës së Prodhuesve të mishit të viçit në Francë dhe gupit të "viçit" në Europë. Emri i tij ishte përfshirë në hetimet për zhvatje të fondeve publike në Francë, në vitet '90, për zhdukjen e 16 milionë eurove të destinuara për bujqësinë, gjatë mandatit të tre ministrave të bujqësisë në Francë. Hetimet që nisën ndaj tij në 2004, kishin të bënin me shpërndarjen e fondeve për unionin e femerëve dhe për të paguar stafin e vet. Ai nuk u akuzua për përfitime personale, por për "bashkëpunim në abuzimin me fondet publike". Në 8 gusht 2007, gjykata, megjithatë vendosi të rrëzojë akuzat ndaj tij, duke theksuar se çështja ndaj tij nuk parashikon ndëshkim ligjor.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

ESPN zbulon listën me 25 lojtarët më të mirë të shekullit të 21-të, s'mungojnë surprizat